3 Dhjetor, 2024

Gruaja e Robert Ndrenikës do festonte 80 vjetorin, familja e kujton me një album të rrallë fotografish

 Gruaja e Robert Ndrenikës do festonte 80 vjetorin, familja e kujton me një album të rrallë fotografish

Në daljet e tij të pakta publike, përtej roleve të shumtë,  aktori Robert Ndrenika, sa me heshtje aq edhe me fjalë, e ka shprehur mungesën e thellë të bashkëshortes së tij të ndjerë, Poliksenit.

E ka shprehur edhe këtë herë, në heshtjen e tij! Mirëpo, mbesa e Poliksenit nuk e ka mbajtur vetëm për vete mungesën e së gjyshes. Ka ndarë me miqtë e saj virtuale ca fotografi të rralla që, përveç saj, nuk se do t’i publikonte tjetërkush!

“Nëna ime e dashur! Sot do të festonim 80 vjetorin tënd! Por ti ike shpejt.

Falë teje jetova fëmijërinë më të bukur që një fëmijë mund të kishte.

Do doja të më shihje që unë jam bërë një vajzë e rritur, jam diplomuar mjeke e pres të bëhem me nje bebe të vockel. “U bëfsh Princeshë! “, – siç më uroje ti!

Do doja shumë shumë të më shihje e të gëzoje! Ah sikur ta ktheja kohën pas e të të thoja që je njeriu që kam dashur më shumë në botë!

Je pjesa më e mirë e njeriut që unë jam sot!”, shkruan ajo.

Polikseni dhe Robert Ndrenika u takuan kur ishin shumë të rinj. Njëri student te Artet ndërsa Polikseni kishte mbaruar Liceun Artistik.

“Nga eksperienca e familjes time, edhe nga ajo që shihja aktorë burrë e grua në një punë, që në fillim mbase ishin mirë, po pastaj kishte edhe sherre dhe konflikte dhe nga eksperienca që mëmën e kisha arsimtare, ishte më e lehtë puna.

Ndaj ndërroi degën Polikseni, u bë arsimtare për Gjuhë-Letërsi”, ka treguar Robert Ndrenika në podcastin me Mira Kazhanin, ndërsa nuk ka më pas ndonjë fjalë të tijën më të gjatë, as për të e as për veten.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *