3 Dhjetor, 2024

Gazetari e quan spiun të Sigurimit dhe hajdut, Leka Bungo reagon i revoltuar: Ti je mi gjirizesh

 Gazetari e quan spiun të Sigurimit dhe hajdut, Leka Bungo reagon i revoltuar: Ti je mi gjirizesh

Drejtuar Elvi Fundos

Nga Leka Bungo

Bashkëpunëtor i sigurimit dhe hajdut (Pa shkeputje nga puna )

“Kurrizos as varri nuk  ia drejton trupin” – Populli.

Ne Port-halen tende, CAN, disa muaj me parë shkruaje se: “Leka Bungo ka qene bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit” dhe natyrisht si njeri i shkolluar nuk mund te beje akuza te tilla pa botuar edhe faktet.

Mirëpo ti hyn ne racën e atyre qe shpifjen e konsiderojnë fakt.

Është kjo arsyeja qe karriera ne shtyp te ka renditur ne gazetaret me te “shquar” te vendit.

Pak dite me vone me thane qe ishe penduar dhe do me kërkoje te falur sepse kishte ndodhur një keqkuptim, me kishe ngatërruar mua me të tatë .

Mirëpo minjtë e gjirizeve (haleve) te cilët dihet me se ushqehen, nuk mund te jetojnë një kohe te gjate pa e nxjerrë kokën jashtë sepse u duhet te marrin edhe fryme.

Kësisoj, pa kaluar tre muaj nxorre serish kokën nga gjirizi i Port-halesë tende, more fryme dhe shkrove përsëri . Por kësaj here nuk me akuzoje si spiun Sigurimi, por thjeshtë hajdut.

Kësaj radhe nuk me ngatërrove me te tate, kësaj radhe me ngatërrove me veten tënde.

Ne radhe te pare ke një jete te tere qe shpif dhe kjo tregon se ke respekt për profesionin tënd.

Diku kam lexuar se prostitucioni dhe shpifja janë profesionet me te hershem ne bote.

Por ne ndryshim nga  prostitutat qe e nxjerrin bukën e gojës nga “trupi” i tyre, “gazetarë” si puna jote ushqehen me trupat e te tjerëve.

Ndryshe nga opinion yt ndaj meje, unë kam  respekt te veçantë ndaj teje.

Kjo per te vetmen arsye se ti nuk je: Legen , plehër, spurdhjak, pederast, mashtrues, qelbësirë, bajge, gore, hale, këlysh spiuni (JO e jo), gjobaxhi, hajdut, monstër, karagjoz, qelbanik, koqe, fundërrinë, dhic, ordiner, gëlboqe, lapangjoz, gomar, psikopat, batakçi, qen bir qeni, bashibozuk, rrugaç, gënjeshtar, pis, zorraxhi, servil, çapaçul, dallkauk, palaco, rrote, karabush, psikopat, teveqel, lamash, idiot, rrjepacak, lavire, derr, pordhac, qurrash, zvarranik, bushtër, zgjebs, kodosh, surrat nallane, kopil, hafije, rronxho ponxho, skizofren, karagjoz, mut muti…….

Asnjë nga epitet e mësipërme veç e veç por edhe marre së bashku nuk arrijnë te vizatojnë portretin tend.

Sepse ti nuk je i tillë. Ti je thjesht shpifës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *