7 Tetor, 2024

“Është djali im” – Raimonda Bulku rikthehet me një film të ri, me këngëtarin e njohur

 “Është djali im” – Raimonda Bulku rikthehet me një film të ri, me këngëtarin e njohur

Aktorja Raimonda Bulku, në një intervistë për “Wake Up”, tregoi më shumë për planet dhe projektet e fundit ku po merr pjesë.

Raimonda Bulku është parë që po xhiron bashkë me Noizy-n dhe Blerim Destanin, filmin e shumëpritur me një produksion totalisht gjerman.

Aktorja tregon për momentin kur dëgjoi për herë të parë këngët e reperit.

“Po, për fat jam duke xhiruar. Është film shqiptar, por tërë produksioni është gjerman. Jam me Blerim Destanin dhe Noizy-n.

Noizy është djali im. E kur kam shkuar në xhirime, kam hapur në ‘Google’ dhe kam dëgjuar tërë muzikën e Noizy-t.

Dhe kur vajta i thashë ‘biri im të dëgjova, të njoha dhe të dua shumë’.

Ai është shumë i mirë, djalë shumë i edukuar, në sheshxhirimet është një mrekulli, të dy, me gjithë Blerimin.

Blerimin e kam pasur edhe herë tjetër djalë, në film, kështu që është e dyta” – ka treguar aktorja Raimonda Bulku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *