6 Tetor, 2024

“Erdhi te ditëlindja ime dhe…”- Aishe Stari tregon takimin e fundit me Mirush Kabashin: Kemi qenë shumë të afërt, si në të njëjtën shtëpi

 “Erdhi te ditëlindja ime dhe…”- Aishe Stari tregon takimin e fundit me Mirush Kabashin: Kemi qenë shumë të afërt, si në të njëjtën shtëpi

Aktorja e njohur Aishe Stari ka treguar e prekur takimin e fundit me aktorin e njohur Mirush Kabashin, i cili u nda nga jeta mëngjesin e 5 dhjetorit.

Në një lidhje telefonike për News24, aktorja rrëfeu se takohej me artistin e njohur çdo javë në Durrës.

Marrëdhënia mes dy aktorëve duket të ketë qenë mjaft e ngushtë.

“Jo si në të njëjtin teatër, por si në të njëjtën shtëpi”, thotë ajo.

“Erdhi te ditëlindja ime, pastaj takohesha shpesh, sepse 1 herë në javë vinte në Durrës.

Edhe na dukej sikur e kishim ende në Durrës, sikur nuk ishte larguar kurrë.

Bashkëpunimi i fundit megjithatë me Mirushin, kemi qenë shokë dhe na lidhnin interesa të përbashkëta, kemi qenë shumë të afërt jo si në të njëjtin teatër, po si në të njëjtën shtëpi”, tha ajo e prekur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *