6 Dhjetor, 2024

“E mbajta vetëm 1 vit zinë dhe tani do filloj të vishem me lule e ngjyra,” habit gruaja e regjisorit të njohur, Kristaq Mitro

 “E mbajta vetëm 1 vit zinë dhe tani do filloj të vishem me lule e ngjyra,” habit gruaja e regjisorit të njohur, Kristaq Mitro

Gruaja e regjisorit të njohur Kristaq Mitro, ka thënë se e ka mbajtur zinë vetëm një vit për humbjen e të shoqit.

Ajo tha se tani do të fillojë të vishet me lule dhe ngjyra.

“Fillova të rimerrja veten dhe të heq rrobat e zeza pak nga pak, duke veshur të bardha, derisa bashkëshorti bëri një vit që kishte vdekur.

Dhe tani dalëngadalë, kuptohet, do të filloj të vesh fustane me ngjyra, me lule.

Ndoshta dalëngadalë të bëj dhe tualet, patjetër”, ka thënë ajo në një intervistë për RTSH-në.

Në traditën shqiptare, prej kohësh ka qenë kulturë që kujt i vdiste burri, nuk i hiqte më rrobat e zeza.

Por tashmë kohët kanë ndryshuar dhe këtë gjë na e tregon më së miri gruaj e regjisorit të njohur Kristaq Mitro, e cila i hoqi rrobat e zeza pa mbushur vitin i shoqi, nga vdekja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *