4 Dhjetor, 2024

E bija rrëfen historinë tronditëse të Rita Latit: Babi e rrihte, por ajo nuk largohej se e quanin ku**ë

 E bija rrëfen historinë tronditëse të Rita Latit: Babi e rrihte, por ajo nuk largohej se e quanin ku**ë

Moderatorja Roza Lati, e cila ka hyrë në Big Brother, ka kujtuar dhunën e të atit, ndaj mamasë së saj, aktores së njohur Rita Lati.

Roza tha se, bazuar në dhunën që i është ushtruar nënës së saj, do të pyesë këdo që dhunon gruan e vetë, pas publikimit të rastit të dhunimit të gruas nga ish-futbollisti Klodian Duro.

“Nuk dua ta përmend situatën e nënës sime, por jam e para që pres për ta pyetur një burrë që dhunon gruan e vetë”, tha ajo.

Më herët, e ftuar në një emision, Roza u shpreh se femrat sot kanë mani të bëjnë si të vështira, pasi ndikohen nga opinioni publik ku femrat e vështira për t’u “kapur” i quajnë me karakter.

“Me lë për të dyshuar komunikimi jot nëse ai të thotë dua të të të provoj, mua më shkon mendja tek akti seksual, sepse mund të shkojnë muaj njohje kot në momentin që zbulon që ai nuk qenka gjë në shtrat”, tha ajo.

Lidhur po me temën e lart përmendur Roza ka sjellë si asnjëherë më parë historinë e saj me të atin ku shpjegon se ai ishte shumë i dhunshëm dhe nëna e saj, aktorja Rita Lati ishte detyruar të rrinte me të për shkak të mentalitetit të kohës, pasi kishte frike se njerëzit do ta cilësonin si k**rv.

“Unë kam pasur një baba të dhunshëm.

Im atë ka ndërruar jetë nga tumori në kokë.

Me kalimin e viteve ai u bë agresiv dhe me recetë të doktorit ai kishte shenja skizofrenie.

Rita ime (mamaja e Rozës, Rita Lati) u detyrua të rrijë me të për shkak të kohës të viteve 90’, se kur i thoshte mamasë së vet që nuk mundem më, ajo i thoshte jo, si do ta lësh, çfarë do të thonë bota.

Ti je artiste, ti del ku*va këtu.

Por femra e fortë është femër e forte.

Kur e pa që unë merrja lodrat dhe fshihesha sa i dëgjoja zilen e biçikletës, ajo la çdo gjë duke mos pyetur për njeri dhe iku me një çantë dore dhe sot ja ku jemi”, është shprehur moderatorja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *