Cekja i Beratit tregon momentin e tij të vështirë: Shtypa një njeri me makinë, një vit s’dola nga shtëpia
Ka bërë gjithë shqiptarët të qeshin me rolet e tij në filma dhe telekomedi, por pak e dinë që Sejfulla Myftaraj i njohur si Cekja, ka patur edhe shumë momente të vështira në jetë.
Në një intervistë në “Quo Vadis”, ai ka treguar momentin më të vështirë të jetës së tij, ku në vitin 2003 ai aksidenton një person.
Cekja rrëfen se pas atij momenti ka kaluar vështirësi, dhe për një vit nuk doli në televizion, ndërsa falenderoi familjen për mbështetjen që i dha gjatë atyre kohëve të “errëta”.
Pranvera Borakaj: Përveç gëzimeve që keni dhuruar pafund, ka qenë një vit i vështirë për ju, viti 2003. Ku ti ke dhënë një intervistë dhe ke thënë, kam patur probleme me shëndetin e gruas, ke thyer këmbën, ka qenë një aksident?
Cekja: Absolutisht po, kanë qenë dy momentet më të vështira të jetës time, aksidenti ku shtypa një person dhe kur theva këmbën, sidomos aksidenti, më ngeli shumë gjatë në memorie.
Pranvera Borakaj: Ishte e vështirë për ta rikurperuar?
Cekja: Shumë e vështirë, gati një vit nuk dola në televizion, kaq keq u fiksova.
Pranvera Borakaj: Si e kaluat atë ngjarje?
Cekja: 2-3 muajt e parë e kisha të vështirë, s’e kaloja dot.
Pranvera Borakaj: Familja ju ka qëndruar pranë në atë kohë?
Pranvera Borakaj: Si ishte të përballeshe me drejtësinë në atë kohë, një aktor që gjatë gjithë kohës bën për të qeshur?
Cekja: Aksidentin asnjë nuk do ta bëjë. Ishte një gjë, sepse ishe në qendër të vëmendjes, kur erdhën të gjitha televizionet, thosha që nuk kam bërë heroizëm. “O Ceke”, më thanë “je dikush, ke bërë aksident”. Në momentin kur dhashë intervistën u preka, kishte njerëz dashakeqës që thoshin shih çfarë aktori është po bën sikur qan.
Pranvera Borakaj: Çfarë të nervozon, mosmirënjohja?
Cekja: Mosmirënjohja është gjëja më e keqe në jetë. I thanë Zotit kë të çojmë në ferr, mosmirënjohësin apo vrasësin? Zoti i tha mosmirënjohësin, ky është njeriu më i keq në jetë të jetëve.