Astrit Çerma: Si e takova Sulejman Pitarkën me Timo Fllokon në Amerikë, nuk e mbante vendi, mezi priste të kthehej në Shqipëri
Nga Astrit Çerma
Me Sul Pitarkën, fragment..
Kur jetuam një vitë në Los Anxhelos, më fton Timo Flloko të shkojmë dhe të takojmë Sulën, tek i biri..
Unë kisha marr vesh se Sul Pitarka ishte së bashku me gruan tek djali i tij i vogël në Nju Jork, por këtu mora vesh se, pak paska ndejt atje,
Djalin e madh, mbasi kishte punuar disa vjet tek qëndra qëndrore sizmike në Japoni, e kishin kërkuar këtu në Kaliforni si një nga specialistët më mirë të studimeve dhe parashikimeve të tërmeteve.
Tek ai, nja një orë e ca larg nesh, kishte nja tre muaj që jetonte…
Kur u takuam, si një fëmijë i vogël që gëzohet për një dhurate të pa pritur, i buzëqeshte i gjithë trupi..
Thërriti gruan, mbesën e vogël, na sorollati nëpër shtëpi duke na treguar se si ishte sistemuar i biri dhe, së fundi..
– Hajdeni, hajdeni, na ftoi,- t’ju tregoi edhe strehzën time.. Strehzën ku pi kafen e mëngjezit dhe cigaren e parë pas gjumit..Ja.
Ishte një kënd i sajuar, nga pas shtëpisë, në një cep pas kollonës që mbante strehën e verandës, me një karrige shpinëgjatë, me një tavolinë të vogël ku mbi të ishte vetëm një tavull duhani dhe një stilolaps, dhe, varur në një vegjë, një gozhup me kokore..
– Çohem në pikë të sabahut, ndaj e bëj vetë kafen e parë. Vij këtu, vesh gozhupin dhe, o,ho, ho, hooo, ndez një cigare, rrufis kafen, edhe tymos për shtatë palë qefe. Para se të ndez të dytin nxjerr nga xhepi i këtë, dhe e ve këtu pran stilolapsit..
Ishte një bllok i vogël dhe i holl, thuajse me 10 a 12 fletë..
– E kam kalendar. Ka të gatshëm plot, por unë kam frikë se mos ka ndonjë gabim në to, prandaj e kam sajuar vetë..
I bëri zë gruas të na bëj kafen dhe mbasi të sillte aty 2 karrike të tjera të na begeniste edhe “ me nga një të vockël” e pak “mezeçkë”…
– Sebepi juaj ta kthej edhe unë një gotë se më “thau” fare kjo me të birin: jo po alkoli të bën keq, jo po.. lesh hamami..
Me këmnguljen e vazhdueshme të djemëve që të vinin e të jetonin me ta, vendosën burrë e grua ta provonin një herë për një vitë, ndaj, para se të niseshin shtëpinë e lëshuan me qera deri më 16 gusht…
– Ja, ç’fletoi kalendrin e sajuar, – Çdo mëngjes, ditën që kaloi e rrethoj me një rreth dhe i ve një kryq. E fshij..Mezi pres të fshijë atë datën 15 gush se të 16-tin, he, i kemi prerë biletat, e kemi rrugë. Jo..Nuk po e shtyjmë dot këtu..Joo..
Fëmijët jan fëmijë, po, ata kan jetën tyre, kan vrullin e tyre, por..ehh..Më merr malli për të gjitha, mor po edhe për atë copë qiell që shihja nga dritaria kur zgjohesha në mëmgjes..Për të gjitha..Eh.. Ja gëzuar e ju lumshin këmbët që më erdhët..
Trokitëm gotat. Gotën e tij e ktheu pothuajse në fund, na shkeli syun, dhe pasi shikoi andej nga mund të vinte e shoqia e mbushi prapë si për fillim..
– Ehh.. Gënjej veten se ajo ma di aq mirë “gratacionin” e pirjes sa s’ka marifet që ta qetësoi. Pasi të ikni ju, he, he: avazi. Po, s’ka faj, jo..Të dy tërë ditën mbetemi si qyqar. Mundohet djali, bëhet copë nusia, po, ë, hë.
Të dy vetëm, bëjmë ç’bëjmë e shpikim sebepe për tu grindur e shamatuar se, po na myket goja për një çikë muhabet me të tjerët..
Djali dhe nusia kur thehen pas orës 6, të lodhur, megjithse përpiqen po, eh.. s’kan nge të shplodhen e jo më të hargalisin muhabetin kot së koti me ne.
Vijnë shokët e djalit e shoqet e nuses, po ku ja shkrepim amerikançe ne. Edhe me mbesën, si guak mbetemi, se ajo as shqip e as inglisht nuk di..
Flet vetëm japonisht se atje në japoni u bë kaq…E, po, në këtë moshë të fillojmë joponçen ne, vetëm të lajthisim nga ment.
Na zgjati paqetin. Mori edhe Timua një cigare.
– E ke nisur edhe ti o Timo?..e pyeti..
– Jo dha Timua, e tymos kot, sa për të thënë..
– Unë nuk rri dotë as dhe një orë pa u mbushur me frymë me këtë. E kam si ilaç për të gjitha, E dini: Kur isha i shtruar në 93-shin për operimin e këtij syut në një nga spitalet më të mira të Moskës. Pasi më bën analzat, siç ishte rregulli: për të dy sytë, më vjen doktorri, shefi i pavionit, dhe më pyet për syun që e kisha të shëndosh:
“Dalluam një operacion të vjetër në të. Kur dhe ku e keni kryer?”
“Ohu, i thashë, këtu e 10 vjetë më parë në Tiranë.”
“Ashtu..Bravo. Paskeni mjek të mrekullueshëm. Këtë lloi oper-acioni tek ne e kryejn vetëm mjek të veçantë”..
Që nga kjo bisedë ne u bëmë “shokë të ngusht”. Çdo mëngjes, por edhe sa herë gjente kohë vinte e bisedonim të dy..
Atë ditë që do të dilia nga spitali, më solli dhuratë një vëllim nga kritiku i madh i artit skenik rus Bjelinski. Ma dha, dhe..
“ Me që, në çdo bisedë që kemi bërë bashkë, më tha,- veçanërisht për dy gjëra, gruan dhe duhanin, vazhdimisht ke folur me pasion e dashuri, at’herë më thuaj të drejtën: – Kë do më shumë: gruan apo duhanin?!”
“ Duhanin. ju përgjegja flakë për flakë.”
“ Duhanin!!”..
“ Po duhanin..Gruaja nuk ka orë e minut, të mos më thotë:- Lëre këtë farmak..Kurse duhani asnjëher nuk më ka thënë:
– Lëre atë shtrigë plakë…