4 Dhjetor, 2024

Astrit Çerma revoltohet me Xhevair Zenelin: Deri këtu kemi arritur? Dhe pastaj ankohemi për “Big Brother” e “Përputhen”

 Astrit Çerma revoltohet me Xhevair Zenelin: Deri këtu kemi arritur? Dhe pastaj ankohemi për “Big Brother” e “Përputhen”

Aktori i njohur Astrit Çerma, që prej vitesh jeton në SHBA, është revoltuar me një video të aktorit tjetër Xhevair Zeneli.

Ky i fundit shfaqet duke treguar një barcaletë me një djalë shqiptar, që martohet me një vajzë serbe.

Çerma shkruan se kemi përfunduar shumë keq, kur dhe aktorët bien në këtë nivel.

“Natyrisht që i ndjekim TV-të. Natyrishtë jo të gjitha..

Shohim në to edhe gjëra të mira, edhe të bukura, edhe të vlefshme, edhe bajate, edhe idjote, edhe, vënde vënde si pas bindjes së secilit: edhe për turp e faqe të zezë, por…

Por ajo që pashë dje rastësisht në një “Tik Tok” që jep facebuku, siqerishtmë la pa mend…

Deri këtu kemi arritur?!

Doli një aktor, që, të thuash atë që është: ka krijuar një repertor të tij të pëlqyeshëm dhe të respektuar nga publiku…

Ky aktor, siç e pashë, kur herë pas here çfaqej edhe auditori me të gjithë moshat, dukej se ishte i ftuar në ndonjë emisjon.

Dhe aty, tepër serioz dhe i përkushtuar rrëfente një biçim anekdote:

Shkurt: Një djalë shqiptar i kërkonte të atit të martohej me një vajzë serbe.

– Pa tjetër, i thotë i ati- të bëjmë dasëm që ta shohi Serbia se sa shumë jemi.

Ta marrëshë pastaj nusen në krahë dhe ta ngjitësh nëpër shkallë për tek dhoma e gjumit që të shohi Serbia se të fortë jemi.

Pastaj në dhomë hap dritaren dhe tregoi serbes se çfarë sheh të gjitha janë tokë shqiptare.

Pastaj, në fund xhvishe nusen fare lakuriq dhe ulu përpara saj, dhe bjeri me dorë që ta marri vesh Serbia se ne nuk pjerdhim për to.

Deri këtu kemi arritur.

Nëse po, atëhere mos u qani as për ” përpudhjet”, as për “bik bradhërin”, as për “luanën”, as për shalët, brekët, gjokset, e turlilloi qefleshah e qeflijsh që kanë mbushur ekranet, gazetat e revistat.

Jo. Mos u qani. Thjeshtë sepse kemi marr fund…”, shkruan Çerma.

1 Comment

  • Një degjenerim i qëllimtë, ku hashashi kaloi në dorë të dytë. Këtu meritat i mer një njeri që akoma nuk ka filluar një punë, ku kërkojnë burra nëpër studio, ku shalët, gjokset janë sheshit, ku asgjë nik ka më intime për një femër. Degjenerim, dhe sponzorizim për kët turp që pasojat do bien mbi fëmijët dhe brezin e ri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *