4 Dhjetor, 2024

Astrit Çerma akuzon Rajmonda Bulkun: Ke shitur shpirtin për pesë pare

 Astrit Çerma akuzon Rajmonda Bulkun: Ke shitur shpirtin për pesë pare

Aktori i njohur Astrit Çerma ka sulmuar kolegen e tij Rajmonda Bulku, pasi kjo e fundit u shfaq në spotin e Sali Berishës, për protestën e thirrur nga PD më 3 mars.

Në spot, Rajmonda Bulku shfaqet si “Nëna Shqipëri”.

Çerma e akuzon Bulkun se ka shitur shpirtin tek një njeri si Berisha, që e ka shkatërruar këtë vend.

“Kur kërkosh të bëhesh “Nëna Shqipëri”, ku dreqin e ke shitur shpirtin tënd.

Që qarravitesh për ti dhënë nënës një “baba”, që e shkatërroi dhe kërkon ta zhduk këtë vend”, shkruan i revoltuar ai.

Në spot, Rajmonda Bulku shprehet:

“Bijtë e mi shqiptarë unë jam Nëna Shqipëri, jam zonjë e vjetër dhe sytë e mi kanë parë gjithë historinë e botës. Vështirësitë na kanë bërë të jemi gjaknxehtë, por në botë ne njihemi si misionarët e dashurisë.

Sot ju flas se jam në ditët e mia më të vështira, se shoh fëmijët e mi të vrarë nga varfëria, sypërlotur kur shoh shtëpinë bosh se fëmijët e mi kanë ikur nëpër botë. Ajo që më ther në shpirt është se bijtë e mi kanë hequr dorë nga Shqipëria.

Mos urrenin nënën tuaj bijtë e mi por urreni ata që na katandisën kështu. Shtëpia jonë është e bukur dhe e pasur, por është një shtëpi e vjedhur nga tradhtarë që ideal kanë vetëm paranë. Janë po këta njerëz që sot duan t’iu vjedhin lirinë dhe t’u mbyllin gojën”, shprehet Rajmonda Bulku në spot.

Jo të gjithë e kanë mirëpritur përfshirjen e saj në këtë spot, por kujtojmë se Bulku më parë ka qenë deputete e Partisë Demokratike dhe sot është anëtare e kësaj partie.

“Mbahu nëno mos kij frikë”, Rajmonda Bulku shfaqet si “Nëna Shqipëri”: T’i dalim zot vetes dhe vendit

3 Comments

  • Eshte e qarte diferenca midis dy aktoreve shume te medheje te kinemasë(filmit) shqiptare….
    Duket qarte dinjiteti,personaliteti e analiza e qarte e Z.Astrit Cerma shune e vertete dhe thirrja w zonjes Rajmonda Bulku.
    TIK …TAK…TIK….TAK….e cila ve ne plan te pare interesin personal e jo ate shoqetore..,jane si nata ne diten…ndarjet tyre..

  • Po astrit cerna ke tadrej

  • Rajmonda Bulku është bashkuar me varrëmihsin e shqipërisë ,me mashtruesin më të madhë të historisë kundër kinematografisë sepse fali Kinostudjon -SHqipëria RE (pasuri e shqipratve ngritur me djersë ,gjak e sakrifica përgjatë socializmit ) ,një pronari TV-Kl .Bulku mbetet ikonë e kinematografisë socializmit ,bashkë me aktorin brilant Astrit Qerma dhe shumë të tjerë që sot jan dhunuar e nëpërkëmbur nga diktatura e Sali Katranit berishistët ,tani kjo me mendjelehtësi i jep oksigjen ,për të kthyer ujkun plak të shkretoi vendin.TURP PËR AKTOREN .

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *