Arben Dervishi: Nuk ka si Shqipëria, mos mendoni se Amerika është parajsë
Arben Dervishi është një ndër aktorët që i mungon skenës shqiptare.
Ai jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u shkëputur në këtë mënyrë edhe nga rolet.
Megjithatë për publikun mbetet po aq i preferuar sa dikur.
Arbeni ka treguar në një intervistë për ABC News si u largua drejt Amerikës dhe fillimet e vështira.
“Për herë të parë në Amerikë më ka dal llotaria. Kam ikur në 2003, kam ndejtur një vit dhe nuk më ka pëlqyer.
Kam ikur nga suksesi, kisha një recital me Zamira Kitan dhe kisha shumë sponcorizime.
Largohem në Amerikë dhe marr goditje. Ç’është ky vend, të gjithë ikin me atë idenë Amerikë, por s’ka si Shqipëria.
Më merr një televizion në Michigan, e kishte ndërtuar një deputet i PD dhe më mësuan atje.
Bashkë me dy fëmijë ndërtuan një TV, po u mbyll dhe kaq, u ktheva në Shqipëri më pas”, tha ai, ndërsa më pas u rikthye në Amerikë, ku tashmë jeton prej vitesh.
Sipas tij, në Amerikë punohet shumë dhe nuk ka shumë jetë sociale si në Shqipëri, ku njerëzit dalin për kafe e takohen me njëri-tjetrin përditë.
Aktori tha se gjatë javës atje veç punohet dhe vetëm në fundjavë mund të dilet për qejf.