3 Dhjetor, 2024

Aktori shqiptar, që punon si shofer kamioni në Amerikë: Edhe profesori im Gulielm Radoja bënte të njëjtën gjë, ishte njeri me zemër të madhe

 Aktori shqiptar, që punon si shofer kamioni në Amerikë: Edhe profesori im Gulielm Radoja bënte të njëjtën gjë, ishte njeri me zemër të madhe

Mariglen Faslli është një aktor i ri, që i ka provuar të gjitha. Mirëpo, jeta e tij ndryshoi në momentin që i doli lotaria amerikane dhe kështu u detyrua të braktiste profesionin.

Marigleni tregoi se në ditën e fundit në Shqipëri dha shfaqjen me Portokallinë, ndërsa ditën tjetër lau pjatat.

Ai theksoi se aktualisht punon si shofer kamioni, një profesion që e ka trashëguar nga babai dhe gjyshi, të cilin e dinte që do e ushtronte që në momentin që vendosi të largohej nga Shqipëri.

Marigleni tha që nuk e ka problem që nga aktor u kthye në shofer, pasi edhe i madhi Gulielm Radoja të njëjtën gjë bëri për pasionin e tij.

“Unë mbarova shfaqjen e fundit në Portokalli asokohe dhe të nesërmen, shkova dhe lava enët. Deri diku më intrigonte kjo pjesë se e kisha bërë vetëm në skenë.

Ta bësh në të vërtetë nuk është e thjeshtë, por më beso që njeh vetveten. Me vështirësi shumë të mëdha, por njeh vetveten.

Unë ika me lotari dhe babai dhe gjyshi im kanë qenë shoferë kamioni dhe personi që mua më priti është shofer kamioni, punë të cilën unë e bëj sot.

Unë pata një pedagog që më ka ngelur peng që nuk mund të ishte këtu, Gulielm Radioja.

Edhe ai ishte aktor dhe më jepte leksionet e veta, mirëpo edhe ai ishte i apasionuar mbas hekurave.

Gjithmonë ai më vjen në mend, shumë njëri me zemër të madhe, jeta e di.

Kështu që  u përshtata. Guljelimin e mora si një shembull për të thënë që ka pasur edhe raste para meje.

Kështu që unë në momentin që shkova në Amerikë, thash do merrem me kamionat”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *