27 Dhjetor, 2024

Djali i Demir Hyskjas kujton të atin: 8 vite plot dhimbje malli, që kurrë nuk do të shuhen deri sa të kemi frymë

 Djali i Demir Hyskjas kujton të atin: 8 vite plot dhimbje malli, që kurrë nuk do të shuhen deri sa të kemi frymë

8 vite më parë si sot ndahej nga jeta një ndër aktorët më të mëdhenj shqiptarë, Demir Hyskja.

Me këtë rast, djali i tij ka bërë një reagim emocionues për të atin.

“Sot mbushen 8 vite pa artistin tonë.

Tetë vite pa babin tonë të shtrenjtë, pa burrin e rrallë e me karakter të fortë, pa qytetarin njerëzor e artistin e madh shqiptar!

U bënë 8 vite plot dhimbje malli, që kurrë nuk do të shuhen deri sa të kemi edhe frymën tonë të fundit.

I përjetshëm në zemrat tona gjiganti ynë”, shkruan ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *