Urimi emocionues i vajzës së Met Begës: Gëzuar ditëlindjen baba, festo aty në parajsë ku e meriton
7 gushti shënon ditën e lindjes së aktorit të talentuar Met Bega.
E bija e tij, Matilda, e kujton kështu të atin:
“Sot eshte data 7 Gusht nje date qe nuk do ta harroj derisa te vdes eshte data e ditelindjes se babait tim..
Une jam Matilda Bega por pak ma dine emrin, une per te gjithe jam e bija e Met Beges.
Edhe pse u bene vite pa babin, perdite e njejta pyetje, mos je gje e bija e Met Beges.
Sa mire ndjehem se keshtu ai mbetet me mua deri ne vdekje.
Edhe pse mama e 2 femijeve mbetem e bija e Metit, madje edhe femijeve te mi Reas edhe Geldit tashme u thone mbesa dhe nipi i Met Beges, per te cilet gjyshi pati shume endrra, por nuk mundi, u semur, vuajti shume nga nje semundje te cilen ai nuk e meritonte.
Gjithsesi per nje gje jam e sigurt, ai vuajti gjate nga semundja ne toke, por tashme nje gje eshte e sigurt, ai eshte ne parajse.
Kurre nuk do ja kujtoj diten e vdekjes tim eti, por per te ka vetem nje date, data e lindjes 7 gusht.
Kete date ai vete e kishte te shenjte, bente 2 festa, nje ne shtepi, nje me koleget e estrades.
Gezuar ditelindjen baba, festo aty ne parajse ku e meriton”, shkruan Matilda Bega.