Ndriçim Xhepa bashkon politikën shqiptare
Aktori i njohur Ndriçim Xhepa u emërua anëtar i Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar.
Ai u votua në Kuvend nga deputetët socialistë dhe demokratë, duke marrë 95 vota pro, asnjë abstenim dhe kundër.
Ky është një rast i rrallë, kur politika shqiptare bëhet bashkë.
Dhe kush më mirë se një emër i madh si Ndriçim Xhepa, mund ta bënte këtë gjë.
Ndriçim Xhepa është një nga emrat më të mëdhenj të artit shqiptar dhe sigurisht, prania e tij i bën një nder të madh RTSH-së.
Dhe këtë gjë, e kanë kuptuar edhe deputetët në Kuvend, që e kanë votuar emrin e tij unanimisht.