Historia tragjike e Rita Latit: Humbi vajzën e saj, vetëm 40 ditëshe
Moderatorja Roza Lati së fundmi në “BBV” ka zbuluar se ka pasur një motër më të madhe, e cila ka ndërruar jetë kur ishte 40 ditëshe.
Gjatë një bisede me banorët e tjerë në BBV, ajo rrëfeu se e ëma, Rita Lati ia kishte vendosur emrin Tila. Ndërsa shtoi se nëse motra e saj do të kishte jetuar, vetë Roza sot s’do të ekzistonte.
“Para se të lindja unë, mami ka sjellë në jetë një vajzë, motrën time. 40 ditëshe ka ndërruar jetë. Tila ia ka pasur vendosur emrin, Tila Lati. Po të jetonte, ajo unë nuk do të ekzistoja. Ajo ndërroi jetë bebe”, tha moderatorja.