27 Dhjetor, 2024

Amaneti i Kadri Roshit, përlotet nusja: Mos na harroni na tha…

 Amaneti i Kadri Roshit, përlotet nusja: Mos na harroni na tha…

Emisioni “Profil” këtë javë solli një dokumentar për jetën dhe karrierën e artistit te madh Kadri Roshi në 100 vjetorin e lindjes së tij.

Gazetarja Greta Topjana ka intervistuar familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë të tij që e kujtojnë jo vetëm si kolosin e kinematografisë dhe skenës por edhe si njeriun e zemrës.

Bashkëshortja e djalit të Kadri Roshit, në një intervistë ekskluzivisht për mikrofonin e Euroneës Albania, tregoi amanetin që kishte lënë i madhi Kadri Roshi, që ishte për Shqipërinë.

Me lot në sy ajo tregoi se mesazhi i aktorit të madh ishte që të mos harronin vendin dhe gjuhën shqipe.

“Kujtoj kur ishte në spital, te dera e tij ishte një mal me lule dhe shpeshëherë dhe mjekët grekë, thoshin se duam ta shikojmë. Është një ndër aktorët më të  mirë që ne kemi.

Kur dilte që na priste te stacioni i trenit me sytë me lot.  Përqafonte Maksin dhe i thoshte, biri i gjyshit ti. I thoshte mos na harroni.

Ky ishte dhe një amanet që na ka lënë. Ishte dhe një mesazh për të gjithë ne që jetojmë jashtë, që të mos harrojmë vendin tonë dhe çdo gjë të bukur të vendit tonë”-tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *