26 Dhjetor, 2024

Pse është “zhdukur” Agim Bajko?

 Pse është “zhdukur” Agim Bajko?

Për brezin e ri, ndoshta Agim Bajko nuk është një emër shumë popullor. Por nëse do të riktheheshim në vitet 2000, patjetër që ai do të ishte një ndër personazhet kryesorë të humorit në vendin tonë.

Aktori i dashur për publikun, ka preferuar që gjithnjë të qëndrojë larg vëmendjes së publikut, duke u fokusuar tek angazhimet e përditshme. E njëjta gjë vlen edhe për rrjetet sociale, ku aktori nuk preferon të jetë figurë popullore online.

I fokusuar tërësisht në angazhimet e tij, mund ti numërojmë me gishtat e njërës dorë, daljet e tij publike. Por këtë herë ka qenë paparaci ynë që ka mundur ta “kap mat” në rrugët e Bllokut.

I veshur tërësisht me grid he sportive, Bajko duket se nuk ka ndryshuar shumë, teksa zgjedh që këto hapa ti bëjë i shoqëruar nga e shoqja. Pak dihet për jetën e tij, duke qenë se vetë aktori ka zgjedhur që të ruajë tërësisht diskrete.

Ishte viti 2020, kur Agim Bajko u zgjodh drejtor i Teatrit të Kukullave, duke e futur karrierën e tij tashmë në një tjetër drejtim. Bajko është nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh”. Ai ka kontribuar për shumë vjet në Teatrin e varietesë të Tiranës, televizion dhe kinematografi, duke krijuar dhjetëra e dhjetëra figura të ndryshme artistike të vlersuara nga kritika profesionale dhe publiku.

Ndër të tjera ka xhiruar edhe një seri filmash komik me aktorin Agron Llakaj si: “Martesa e Hasanit”, “E ema e Zeqos”, “Greku ne Himare”, “Rradha e vizave”, “Në shtrat me OSBE”, “Don Kishoti në Tiranë”, “Ali Pashë Tepelena”, “Gjergj Elez Alia”, “Ushtria pastron”, “Moisiu dhe Papa”, “Pastrimi i figurave”, “Inaugurimi i Missit”, “S’ka vend për varre”, “Koridori i 8”, “Kuvendi i II i Lezhës”, “Greku në Kocinare”, “Çmimi i shekullit” etj.

Për kontributin e tij në medien televizive është vleresuar me çmimin “Personazhi i vitit” më 2009 nga vlerësimi vjetor radio-televiziv. Gjithashtu, më 2012 është nderuar nga Presidenti i Republikës në atë kohë, Bamir Topi me titullin “Mjeshtër i madh”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *