24 Dhjetor, 2024

Florian Binaj replikon me Aktorët shqiptarë: Njerëz të mllefosur e të frustruar nga jeta…

 Florian Binaj replikon me Aktorët shqiptarë: Njerëz të mllefosur e të frustruar nga jeta…

Dy javë më parë, Florian Binaj prekte një temë të drejtë, në një monolog në emisionin e tij, për artistët.

Faqja Aktorët shqiptarë e botoi këtë monolog, dhe falë nesh, e theksojmë, falë nesh, ai u bë viral.

Por Flori, në vend që të ishte falenderues se mesazhi u shpërnda masivisht falë nesh, është mërzitur prej titullit të shkrimit (që ishte provokativ, por fundja kjo është puna e medias, edhe që të provokojë reagim kur kemi të bëjmë me tema të ndjeshme).

Ai ka reaguar për një portal me emrin Faktoje.al, që nuk bën lajme, por që bën gjykatësin e faqeve të tjera, pra ka marrë të drejtën për të thënë kush ka të drejtë e kush jo. Punë e tyre.

I pyetur nga Faktoje, aktori Binaj thotë se i janë vënë në gojë fjalë të pathëna.

“Nuk jam shprehur në asnjë moment që sot s’ka më artista, as që të kem sharë dikë ku…, as që Vaçe Zela të ringjallej dhe as që do dështonte…”, thotë Binaj.

Ai shton se në brendësi të lajmit monologu është zbardhur i saktë, ndërsa në titull janë vënë fjali që as nuk janë thënë dhe as nuk janë nënkuptuar.

Për sqarim, titulli i vënë nga ne ishte – “Revolta e Florian Binajt: Sot s’ka më artista, por ku*** e budallenj. Edhe Vaçe Zela të ngjallej, do dështonte”.

Tani meqë thotë se zbardhja e monologut ishte i saktë, por titulli i gabuar dhe me fjalë që ai s’i ka thënë, po e verifikojmë pak më mirë se gjykatësi Faktoje.al, që bën shkrime gjykuese duke pyetur Florin, por jo ne.

“Sot, fatkeqësisht, jetojmë në kohën ku klikimet shiten si cilësi, K-të shiten si pëlqime, sharet shiten si arritje e duartrokitje ndërsa vithet, gjinjtë dhe lakuriqësia si talent…”, thotë në monologun e tij Flori.

Pra ai thotë qartë që vithet, gjinjtë dhe lakuriqësia shiten si talent, që me një fjalë shkurt përkthehet kurvëria, ashtu siç kemi thënë ne në titull.

Sepse nuk njohim ndonjë fjalë tjetër për të përcaktuar ato që ekspozojnë trupin e tyre për fitime.

Së dyti, ai thotë se nuk ka thënë se sot edhe po të ringjalles Vaçe Zela, ajo do të dështonte.

Por ja çfarë thotë ai në monologun e vet:

“Mund të mos kesh bërë asgjë në jetë por nëse ke shumë K, ti je artist, ti je VIP, ti je mret!!!!

Nëse Vaçe Zela, do ishte sot këngëtare, do kishte as do i kishte 15 K dhe ata që organizojnë koncerte do thonin: E mirë e mirë por ka pak K…shife këtë tjetrën, ka 1 M”.

Për sqarim, K do të thotë ndjekës në rrjetet sociale.

Sipas citimit të saktë që i kemi bërë, sipas tij, nëse Vaçe Zela do të ishte gjallë, ajo s’do të kishte as 15 mijë ndjekës.

Atëherë ku kemi gënjyer ne? A nuk është dështim për një emër si Vaçe Zela, që të kishte veç 15 mijë ndjekës?

Gjë që në fakt, Flori ia ka futur kot, pasi Vaçe Zela, nëse hap Yuotube, do të shikosh që ka miliona klikime, por ky është muhabet tjetër.

Ajo që duam të sqarojmë, është që në titull, ndryshe nga sa pretendon Flori dhe faqja gjykatëse e mediave që e ka marrë në intervistë, nuk ka asnjë manipulim apo të vërtetë.

Thjesht janë përmbledhur fjalët e tij, në mënyrë gazetareske, gjë që Flori ndoshta nuk e kupton se nuk është gazetar, por këta gjykatësit e Faktoje.al duhet ta dinë këtë gjë.

Dhe kur shkruajnë pastaj se Aktorët shqiptarë është faqe anonime, bëjnë mirë të shohin, se sy do, jo mend: Faqja ka email ku mund të kontaktojë kushdo, përveç mesazheve në FB, ku ne i përgjigjemi kujtdo.

Në fund, Flori shprehet tërë mllef, të cilin nuk e kuptojmë nga i vjen.

“Po të hysh të analizosh faqen pastaj, përveçse nuk përmëndet askund kush e menaxhon, të bën përshtypje që ka një mesatare pëlqimesh tek jo më shumë se 200-400 like për postim por kur ka nxjerrë këtë lajm, sheh që arrin me mijëra reagime mes likesh dhe më shumë me mesazhe urrejtjeje.

Domethënë për ata dhe shumë të tjerë nuk ka rëndësi kujt i biet në qafë, për ata rëndësi ka që të marrin klikime, ndërveprime në faqe dhe fatkeqësisht, njerëz të mllefosur e të frustruar nga jeta të gatshëm t’ia vënë fajin të tjerëve për dështimet e veta, nuk mungojnë në rrjete sociale…”, shprehet aktori.

E ftojmë Florin ta rishikojë dhe njëherë monologun e tij dhe ndoshta do e kuptojë që nuk ka asnjë sajesë në titull, ndërsa sa për pëlqimet e faqes, shkrimet tona jo për mburje, por meqë e përmend ai, kanë edhe nga 10 mijë pëlqime, ndërsa videot qindra mijëra shikime.

Dhe kjo jo falë nesh, por falë atyre artistëve të mëdhenj që ka pasur Shqipëria, që fatkeqësisht sot ka njerëz si vetë Flori, që i sulmojnë pse nuk janë dakord me pronarët që paguajnë Florin.

Nuk e kuptojmë dot nga vjen gjithë ky mllef i Florit nga një titull, por ndoshta ndihet i frustruar nga fakti që paguhet nga para korrupsioni dhe nga njerëz që kanë vrarë të pafajshëm në Bulevard, që Flori sot të marrë një rrogë të majme.

Nuk jemi xheloz Flor, por kur të marrësh rrogën në fillim të muajit, kujtohu për viktimat e Gërdecit dhe 21 janarit, se ato para janë të lyera edhe ma gjakun e tyre.

(Fotot e mëposhtme tregojnë se ne nuk mbahemi me klikimet nga lajmet e Florit, siç pretendon ai, pasi qëllimi i faqes sonë është krejt tjetër, të promovojë aktorët e mëdhenj shqiptarë, aty ku fatkeqësisht Flori nuk hyn dot. Të paktën për momentin, se në të ardhmen kushedi, ndoshta do kujtohet edhe ai si aktor i madh).

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *