Dëshmitari replikon me djalin e Zef Dedës: Bukëshkalë, pse gënjen. E kuruan falas në Vjenë, falenderoi Partinë dhe Ramizin
Sipas Julianit, babai u trajtua keq sepse ishte kundër komunizmit, madje e mbyllën në psikiatri, dhe nuk e kuruan për problemin e tij real, që e kishte në këmbë dhe jo në kokë.
Por ky version i historisë është kundështuar nga të tjerë që kanë dëshmuar se e kanë jetuar atë periudhë dhe e njohin rastin.
Një prej tyre, Adrian Kalivaçi shkruan:
“E verteta eshte se Zef Deda u dergua dhe u kurua falas ne ato vite ne Viene te Austrise, ne nje nga spitalet me te mira e me te kushtueshme. Te gjitha shpenzimet, trasporti ajror, shtrimi ne spital, vizitat e mjekëve, analiza, diagnozat, terapitë, të gjitha te paguara nga shteti “diktatorial” shqiptar.
Sot nje gje e tille per njerez te popullit te thjeshte eshte e paimagjinueshme. Me kujtohet mire nje telefonate e tij emocionuese e regjistruar nga spitali ku ishte i shtruar dhe trasmetuar në sallen e Teatrit dhe Estrades se Shkodres te mbushur plot me spektatore, ku veç të tjerash tha: “Mirembrema, jam Zefi, Zefi juj. Nga Vjena, nga spitali po ju pershned e jam mire. Falemnderit Partise, falemnderit shokut Ramiz Alia per kujdesin e madh per mue e shenetin tem. Mezi prez me u kthye mes jush…” Etj.
Prandaj boll shpife o djali i të “persekutuarit” se askush nuk te beson. Njerëzit bukeshkalë e turperojne vendin qe i mban, Shkodren dhe Shqiperine e tërë”.