23 Dhjetor, 2024

Një drekë me “Maliqin” – që sot jeton në Amerikë- dhe miq të tjerë të mirë

 Një drekë me “Maliqin” – që sot jeton në Amerikë- dhe miq të tjerë të mirë

Nga Josif Papagjoni

Kur te hahet muhabeti, ora shkon, ajo sikur “shastiset” dhe e humbet masen e vet, ca nga vera e mishi, ca nga ajri i fresket e ca nga ajo alkimia qe as vete s’e dime se si e qysh na vjen e derdhet nder shpirtra mes nje hareje te papare.

Ja keshtu, thuajse 8 ore, aty, ne Mesopotam, te rrapi, nen pritjen e ngrohte te Karafil Shenes, thame e ç’nuk thame, une, Vangjel Agora, Zef Mosi, aktoret e njohur nga Saranda, dhe si qershia mbi torte nje njeri qe s’i mbaronte humori, Anastas Qesari. Qeshem sa u ngopem. Kujtuam, çmuam, sa dhe “pergojuam” pa te keq, nen tisin e humorit, shumeçka e shumeke, aq sa e zbrazem shpirtin…

Zefin, i njohur si nenprefekti te “Perralle nga e kaluara” te Anagnostit dhe batuten e shumenjohur “Gjino, fikun…”, kisha do kohe qe s’e kisha takuar. Ai ka vite qe ka shkuar ne Amerike, ka punuar fort aty dhe sot ka nje jete te paqme.

Njeri i gezimit, fytyra e Zefit dhe ngjyra e lekures me sillte perhere ne mendje te atin e tij, Pirron, nje nga shenjat e rralla te qytetit tone, por edhe xhaxhane, Leken, aktorin e talentuar te estrades se Sarandes, qe e mbylli jeten se fundmi ne Shkodren e tij te shumedeshiruar – te dy keta vellezer shkodrane qene te respektuar e jetegjate…

Me Vangjelin miqesia ime eshte e hershme, e ngjizur ne vite pune e arti, ca me shume e shkuar ne disa filtra arsyetimi qe na afrojne mendjet dhe qendrimet. Ndersa Karafili, me thjeshtesine e tij si artist dhe njeri, perhere sikur me kujton ata njerezit e vullnetshem, qe dine ta gjejne udhen me dashurine dhe pasionin e tyre te ngulur drejt xhungles se dendur e rendom te rrezikshme e plot gjemba te artit.

Sigurisht folem per artin; kujtuam estraden profesioniste dhe artistet e saj te shquar si Thoma Milaj e Thoma Gjoni, Theofil Haxhijani e Enver Isufi, Haki Spaho e Jorgo Nano, Telemak Papapano e Lefter Agora e plot te tjere; shprehem keqardhjen pse nuk eshte bere ende nje rikonstruksion i salles dhe skenes se teatrit, per te ofruar me shume shanse ne ecurine e artit dhe argetimin e njerezve; kujtuam Saranden tone te viteve te femijerise, ashtu e vogel, intime siç qe, si nje “bukuroshe e fjetur” dhe Saranden e sotme, bukurite e saj, zgjerimin, fuqine turistike por edhe lengatat, teprimet, lakmite e çmendura te betonit, rruget, mungesen e parkingut, pushtetin dhe pushtetaret…

Sa shume folem! Por sa shume qeshem, o zot! Ju falem miq te mi per kete dite!…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *