27 Dhjetor, 2024

Aktori i njohur flet për vdekjen: Do iki pa asnjë peng, duke thënë lamtumirë, ishte e mrekullueshme

 Aktori i njohur flet për vdekjen: Do iki pa asnjë peng, duke thënë lamtumirë, ishte e mrekullueshme

Ai është një nga aktorët më të famshëm në botë.

Dhe ka folur për një nga temat që na frikëson më shumë: vdekja.

Anthony Hopkins thotë se askush nuk mund ta shmangë atë dhe kur jeton 80 apo 90 vjeç, vështirë të kesh pengje.

“Mbërritur në këtë moshë provoj një qetësi hyjnore kur mendoj vdekjen e cila thjesht është e paevitueshme.

Jeta është një akt me date skadence ku e sigurtë është që askush ne këtë planet nuk e ka shmangur.

Kur e di këtë, ke një liri të pakrahasueshme dhe ndjehesh mrekullisht i qetë.

Jemi mjaftueshëm jetëgjatë: 80 apo 90 vite mbi Tokë janë të bollshëm. Unë do jetoj edhe disa vite.

Dhe pastaj do ju them pa pasur asnjë peng: Lamtumirë, ishte e mrekullueshme”, ka thënë ai.

2 Comments

  • E mrekullueshme eshte te jetosh,te luftosh per jeten dhe per ta bere boten me te mire,nuk eshte te presesh vdekjen.
    Gjithmone ka nje zgjidhje.

  • Meri qenke mundu me than diqka po nuk paska peshe kundrejt nje aktori qe Emrin e ka te pavdekshem e qe flet pa hezitim per vdekjen !

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *