6 Tetor, 2024

Viktor Zhusti rrëfen historinë e dhimbshme: Si e takova pas 40 vitesh nënën dhe nuk e pashë kurrë më!

 Viktor Zhusti rrëfen historinë e dhimbshme: Si e takova pas 40 vitesh nënën dhe nuk e pashë kurrë më!

Të rralla i kemi pasur rastet kur Viktor Zhusti i ka lejuar vetes të flasë përtej punës, aktrimit, roleve, kinemasë e teatrit.

Disa kohë më parë, Ema Andrea e ka pyetur nëse ka diçka nga jeta personale që ne nuk e njohim, siç njohim thellë jetën e tij profesionale.

Një ngacmim i vogël por që çoi në një rrëfim të rrallë të historisë së dhimshme të Viktor Zhustit, i cili tregoi se si në mesin e viteve ’80 takoi për herë të parë nënën e tij që e dinte të vdekur, por edhe ajo nga ana tjetër e dinte të vdekur të birin.

Të njohur në Greqi, prindërit e Viktorit u ndanë shpejt dhe pas divorcit gjyqi i la në kujdestari Viktorin e vogël nënës.

Babai, që duhej të kujdesej për të veç fundjavave, e mori në një prej tyre dhe e solli tek i vëllai në Shqipëri.

Siç edhe vetë Zhusti tregoi, atë e ka rritur familja e xhaxhait, meqë s’kishte kush ta bënte tjetër.

“Gjatë një vizite në Greqi, mora vesh se ajo ishte gjallë. E gjeta e takova, qëndrova dy javë me të dhe pastaj leja mbaroi dhe unë duhet të kthehesha sërish në Shqipëri”, tha ai.

Nënë e bir u takuan sërish pas kërkesës që Viktori bëri që nëna e tij të lejohej të hynte në Shqipërinë hermetike të viteve ’80, madje ardhja e saj e një letër e saj drejtuar udhëheqësit u bënë lajm për radio e gazeta.

Ama diçka tjetër ndodhi që as njëri e as tjetri nuk u lejuan të takoheshin më, derisa nëna e Viktorit vdiq pa e parë më kurrë me sy të birin që e la fëmijë dhe e gjeti burrë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *