42 vjet nga filmi “Si gjithë të tjerët” dhe një takim i Matilda Makoçit me personazhet realë të filmit
Aktorja e mirënjohur Matilda Makoçi ka shkuar në një takim me personalitetet që dikur janë rritur jetimë në “Shtëpinë e Fëmijëve”, pak kohë më parë, ndërsa sot shënohet 42-vjetori i filmit “Si gjithë të tjerët”.
Takimi u organizua nga drejtori i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, Ilir Çumani.
Aktorja e njohur Matilda Makoçi është takuar me ish- fëmijët jetimë të brezave të shkuara që dikur ishin personazhet realë të filmit “Si gjithë të tjerët”, nga jeta e të cilëve skenaristi i mirënjohur Ruzhdi Pulaha dhe regjisori Spartak Pecani ndërtuna subjektin e këtij filmi kuptimplotë me tematikë sociale.
Tashmë të bërë burra e gra në moshë madhore, ata e kanë lumturuar aktoren me kujtimet e asaj kohe, kur Matilda Makoçi hidhte hapat e para në aktrim.
Ishte vetëm rreth 18 vjeç dhe luante rolin e të dashurës së Vullnetit, aktorit që luante rolin e një të riu jetim i rritur në Shtëpisë Fëmijës.
Ngjarjet në këtë film të realizuar 36 vite më parë (1980), zhvilloheshin në një atmosferë jo fort të shëndetshme sociale, në një botë plot paragjykime ku dashurohet me një djalë që ishte rritur në Shtëpinë e Fëmijës, ndërsa vajza vinte nga një familje tradicionale shqiptare me familje të konsoliduar.
Ilir Çumani, një nga ata që u rrit vet në Shtëpinë e Fëmijës, pohon se e ka ftuar aktoren në kujtim të filmit “Si gjithë të tjerët”, pasi mësoi se ajo do të riniste jetën e saj artistike.
Vetë Çumani, si shumë bashkëmoshatarë të brezit të tij ka qenë protagonisti në jetën reale e fatit të një të riu jetim, që, pasi dilte nga dyert e institucionit ku u rrit, po përballej me vështirësitë e shumta për tu integruar ashtu siç përcillen ngjarjet në këtë film, dhe thotë se takimi i aktores me protagonistët e filmit, konsiston në përpjekjen që ai bënë për të përcjellë përmes përvojës personale traditën më të mirë nga e kaluara, ku sipas tij.
Për Matilda Makoçin, të cilën Iliri e shihte me sytë e një fëmije, shprehet se ishte e mrekullueshme në atë rol, e magjishme, e ëmbël dhe delikate, ku portreti i saj sintetizonte gjithë pafajësinë, fisnikërinë, bukurinë dhe mirësinë e qenies njerëzore, aq të munguar, të nevojshme dhe të dëshiruar për çdo fëmijë jetimë.