26 Dhjetor, 2024

Ndërron jetë ish-ministri i komunizmit, postimi i së bijës: Kjo është pasuria që na la babai

 Ndërron jetë ish-ministri i komunizmit, postimi i së bijës: Kjo është pasuria që na la babai

Dje u përcoll për në banesën e fundit ish ministri dhe ish-kandidati i Byrosë Politike të PPSH, Llambi Gegprifti.

Vajza e tij, Sonila Qato shkruan:

“Në këtë ditë të bukur fillim maji ti mbylle sytë përgjithnjë, duke na hidhëruar zemrën, për të qenë i pavdekshëm për ne vajzat e tua, mamin, niperit e mbesat.

Na ke lënë pas pasurinë më të madhe, jetën tende të ndershme, emrin tënd që na ka bere gjithnjë të ndihemi krenare! Lamtumirë babi ynë i shtrenjtë”, shkruan ajo.

Lindi më 14.2.1942 në fshatin Potgozhan të Pogradecit në një familje të varfër fshatare. Ka kryer studimet në Fakultetin e gjeologji-minierave.

Ka punuar si inxhinier e drejtues në sektorin e minierave, ku u dallua si organizator i aftë. Anëtar i PPSH më 1964. Kandidat i KQ të PPSH në Kongresin VI (1971) dhe anëtar i KQ të PPSH në Kongresin VII (1976).

Në vitin 1974 u ngarkua me detyrën e zëvendësministrit të Mbrojtjes Popullore, ndërsa në mars 1981 u emërua ministër i Industrisë dhe Minierave. Para ndryshimit të sistemit ishte kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës.

2 Comments

  • Te roni e kujtoni njeriun tuaj te dashur dhe njeriun tone te respeltuar !

  • Cfare ishin komunistet Gogole? Njerez ishin. Besuan tek e mira e cila ju besua shovenisteve Jugosllav qe spekulluan dhe vune ne krye te vendit te pa skrupulltin Enver Hoxha. I cili i vrau nje e nga nje te gjithe shoket e tij per ate byth karige.
    I ndjeri Zoti Llambi Gegprifti ishte bir I popullit tone Shqiptar i cili ja kushtoj jeten e tij te mires se popullit te tij. Jam i sigurt qe ai personalisht nuk i ka bere keq njeriu si shumica e shokeve te tij qe ishin ne ate udheheqje. Ne opinionin tim qe kam pasur rastin ta njoh nga afer ai ishte vertet nje burre i ndershem dhe babaxhan. Ishte nje njeri qe si vet por edhe per te tjeret donte ta shijonte jeten me se miri. Nga keta njerez me keto virtute asnjehere nuk jane te dispozuar te bejne keq.
    Ti kete lene uraten femijeve dhe te gjithe te dashurve te zemres.
    Shpirti i tij u mpreht ne paqe atje lart ne qiell.
    Lamtumire i nderuar Llambi

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *