6 Dhjetor, 2024

5 vite duke i puthur gurin e varrit: Aktori i njohur shqiptar kujton të bijën e ndjerë me poezinë prekëse!

 5 vite duke i puthur gurin e varrit: Aktori i njohur shqiptar kujton të bijën e ndjerë me poezinë prekëse!

Aktori Çun Lajçi ka prekur me dedikimin prekës të bërë vajzës së tij, Bubulina e cila ndërroi jetë  dhjetorin e 2017-tes.

Ai erdhi në formën e një poezie, që përcjell të gjithë dhimbjen e një babait, i cili përballet me ndarjen e parakoheshme nga jeta të fëmijës së tij.

Koha nuk ka arritur ta fashisë atë dhimbje, e as të mbushë vetminë e lënë pas.

Vetë aktori tregon se vazhdon ta kërkojë të bijën në cdo vend.

Poezia e aktorit të njohur, për të bijën

Urime ditëlindja Bubulinë
(02.05.1983)

S’kam harrua më t’shkrua, vonua po, por harrua s’kam,
shumë muej janë ba pa vu shkronja n’letër,
pesë vite s’rreshta tue ardhë me puthë,
gurin tand n’Drelaj!

S’kam harrua më shkrua, por mujtë s’kam,
se gërrye m’ka vetmia,
tue kërkua hijën tande, rrugëve tua,
rrugëve t’mia!

Vonua jam, por s’kam harrua
sot ditëlindjen e ke
që, po i ve shkronjat n’letër:
– Unë pesë vite ma i plakun, Ti pesë vite ma e re!

Bubulinë, urime ditëlindja.

Bubulina e cila ishte gjithashtu aktore me profesion, vdiq në moshën 34 vjecare.

Lajçi vetë rrëfeu më vonë se ajo ndërroi jetë me shpresën se do të kurohej jashtë, por që nuk shkoi kurrë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *