Rrëfimi emocionues i Muharrem Hoxhës, për vdekjen e Fadil Hasës: Pati një jetë të vështirë, për mua ishte si baba
Një prej aktorëve më të njohur të humorit, Fadil Hasa, u largua nga jeta para kohe, pesë vite më parë.
Por dashuria e shikuesve për të, ka mbetur e pandryshuar.
Miku i tj i ngushtë, por dhe koleg njëkohësisht, Muharrem Hoxha, ndërsa ka folur për vdekjen e tij dhe momentet e fundit të mikut të tij, në një intervistë, ka thënë ndër të tjera:
“Ai ishte babai im që më mësoi skenën. Atë në 11 e kishim lënë të takoheshim.
Do shkoja në shtëpinë e tij. Kisha shkuar ao ditë në shtëpinë e tij dhe ishte mirë, kemi qeshur, kemi bërë humor si zakonisht.
Atë ditë do shkoja në 11 sërish për vizitë.
Por më mori vajza e tij në telefon dhe më dha lajmin e zi, të ndarjes nga jeta.
30 vjet më parë ai humbi gruan dhe iu përkushtua tërësisht vajzave të tij dhe nipërve e mbesave.
Iu përkushtua shumë familjes pas humbjes së parakohshme të gruas, duke u bërë edhe nënë edhe babë”- është shprehur aktori.
Fadil Hasa konsiderohet si një ndër aktorët më të mëdhenj të humorit shqiptar, edhe pse pati një jetë jo fort të lehtë dhe tragjike.
Kjo, sidomos për shkak të humbjes së gruas, që ia vështirësoi jetën me fëmijët, të cilët duhej t’i rriste vetë.