Natasha Lako tregon telefonatën me Nexhmije Hoxhën: Më paralajmëroi, do të shohësh se çfarë do të ndodhë
Poetja dhe skenaritja e filmave, Natasha Lako ka treguar një ngjarje që ka përjetuar shumë rëndë.
Gjithçka lidhej me një film në kohën e komunizmit, i cili nuk është pritur shumë mirë nga gruaja e diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha.
Si pasojë, Lako ka rrëfyer momentin kur ajo e mori në telefon dhe e paralajmëroi.
Mirëpo, fati i tyre i mirë ishte sepse në kohën kur doli filmi, u hapën Ambasadat dhe duhet të merreshin me qindra njerëz, duke lënë pas dore ngjarjen e tyre.
“Edhe me të vërtetë ishte një çudi, mua më mori në telefon Nexhmije Hoxha. Më paralajmëroi se ti do të shohësh se çfarë do të ndodhë.
Më ka marrë në telefon një të premte dhe më tha: “Të hënën do bësh shkrim te ‘Zëri i Popullit’”.
Edhe u botua shkrimi, ku propozohej për të hequr të drejtën e botimit, dmth të mos shkruanim më, ekzekutim dhe ishte diçka qe në tronditi në fakt.
I dërguam një letër Ramiz Alisë dhe i tham që po bëhet një terror.
Nuk i tham që më mori Nexhmije Hoxha në telefon. Me pak fjalë u bë një diskutim i hapur, d.m.th si duhet të sillemi ne karshi këtij filmi, na mbrojtën.
Disa na mbrojtën, disa u gëzuan që të mos mbroheshim, bota i ka të tëra këto dhe kuptoheshin shumë mirë.
Por fati ynë, që të rinjtë që na shpëtuan ne ishin të rejat dhe të rinjtë që shkuan nëpër ambasada, ngjarjet e 2 korrikut se ky filmi u shfaq më 30 maj dhe në 2 korrik ku kishte njëri kohë të merrej më me ne.
Duhet të merreshin me qindra, mijëra njerëz dhe ishte një periudhë shumë e vështirë”, tregoi poetja për ABC News.