27 Dhjetor, 2024

VIDEO: Eva Alikaj që nuk do donim të shihnim kurrë (kjo nuk është aktorja që kemi adhuruar)

 VIDEO: Eva Alikaj që nuk do donim të shihnim kurrë (kjo nuk është aktorja që kemi adhuruar)

Nga Altin Dangëllia

Aktorja e njohur Eva Alikaj i habiti të gjithë dashamirësit e saj, kur vendosi të hyjë në Big Brother Albania.

Kjo, për shkak të faktit se bëhet fjalë për një shfaqje që nuk ka asnjë vlerë kulturore apo shoqërore.

Ndërsa Eva nga ana tjetër, përfaqëson elitën e kinematografisë shqiptare.

Ndaj dhe vendimi i saj për të hyrë në këtë shou, që nga shumë konsiderohet si një degjenerim i vlerave, u prit me zhgënjim.

Nuk i shkon për shtat një personazhi me staturën e Evës, të bëhet pjesë e këtyre palaçollëqëve.

Dhe doni një argument për këtë?

Ja fjala vjen, dje Eva është filmuar ndërsa merrte rreze dielli me të brendshme dhe dy prej meshkujve pjesmarrës në këtë shou, siç duket në videon e mëposhtme, rrinin dhe e shikonin si maniakë.

Edhe pse 61 vjeç, Eva është në një formë të shkëlqyer fizike.

Por a është kjo ajo që duam të shohim nga Eva, pra trupin e saj?

Jo, Eva vlerësohet për artin dhe fakti që e nxjerrin kështu, është një ofendim për të, por për gjithë çfarë ajo përfaqëson.

Është e trishtë të shohësh një ndër aktoret më të dashura shqiptare, të trajtohet si objekt seksual.

Se jo për gjë, por ajo nuk është niveli i Olta Gixharit, të cilën më shumë se për profesionin e aktores, e vlerësojnë për format trupore.

Eva është elita e kinematografisë dhe kështu duam ta shohim gjithmonë, jo si ata dy maniakët!

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *