Astrit Çerma akuzon Rajmonda Bulkun: Ke shitur shpirtin për pesë pare
Aktori i njohur Astrit Çerma ka sulmuar kolegen e tij Rajmonda Bulku, pasi kjo e fundit u shfaq në spotin e Sali Berishës, për protestën e thirrur nga PD më 3 mars.
Në spot, Rajmonda Bulku shfaqet si “Nëna Shqipëri”.
Çerma e akuzon Bulkun se ka shitur shpirtin tek një njeri si Berisha, që e ka shkatërruar këtë vend.
“Kur kërkosh të bëhesh “Nëna Shqipëri”, ku dreqin e ke shitur shpirtin tënd.
Që qarravitesh për ti dhënë nënës një “baba”, që e shkatërroi dhe kërkon ta zhduk këtë vend”, shkruan i revoltuar ai.
Në spot, Rajmonda Bulku shprehet:
“Bijtë e mi shqiptarë unë jam Nëna Shqipëri, jam zonjë e vjetër dhe sytë e mi kanë parë gjithë historinë e botës. Vështirësitë na kanë bërë të jemi gjaknxehtë, por në botë ne njihemi si misionarët e dashurisë.
Sot ju flas se jam në ditët e mia më të vështira, se shoh fëmijët e mi të vrarë nga varfëria, sypërlotur kur shoh shtëpinë bosh se fëmijët e mi kanë ikur nëpër botë. Ajo që më ther në shpirt është se bijtë e mi kanë hequr dorë nga Shqipëria.
Mos urrenin nënën tuaj bijtë e mi por urreni ata që na katandisën kështu. Shtëpia jonë është e bukur dhe e pasur, por është një shtëpi e vjedhur nga tradhtarë që ideal kanë vetëm paranë. Janë po këta njerëz që sot duan t’iu vjedhin lirinë dhe t’u mbyllin gojën”, shprehet Rajmonda Bulku në spot.
Jo të gjithë e kanë mirëpritur përfshirjen e saj në këtë spot, por kujtojmë se Bulku më parë ka qenë deputete e Partisë Demokratike dhe sot është anëtare e kësaj partie.
3 Comments
Eshte e qarte diferenca midis dy aktoreve shume te medheje te kinemasë(filmit) shqiptare….
Duket qarte dinjiteti,personaliteti e analiza e qarte e Z.Astrit Cerma shune e vertete dhe thirrja w zonjes Rajmonda Bulku.
TIK …TAK…TIK….TAK….e cila ve ne plan te pare interesin personal e jo ate shoqetore..,jane si nata ne diten…ndarjet tyre..
Po astrit cerna ke tadrej
Rajmonda Bulku është bashkuar me varrëmihsin e shqipërisë ,me mashtruesin më të madhë të historisë kundër kinematografisë sepse fali Kinostudjon -SHqipëria RE (pasuri e shqipratve ngritur me djersë ,gjak e sakrifica përgjatë socializmit ) ,një pronari TV-Kl .Bulku mbetet ikonë e kinematografisë socializmit ,bashkë me aktorin brilant Astrit Qerma dhe shumë të tjerë që sot jan dhunuar e nëpërkëmbur nga diktatura e Sali Katranit berishistët ,tani kjo me mendjelehtësi i jep oksigjen ,për të kthyer ujkun plak të shkretoi vendin.TURP PËR AKTOREN .