27 Dhjetor, 2024

Rrëfimi emocionues i mbesës së Reshat Arbanës: Ja këshillat që më jepte e vogël dhe që s’i harroj kurrë, më bëri njeri

 Rrëfimi emocionues i mbesës së Reshat Arbanës: Ja këshillat që më jepte e vogël dhe që s’i harroj kurrë, më bëri njeri

Drejtoresha e Shkollës Koreografike, Blerina Arbana, ka folur për marrëdhënien me xhaxhain e saj, aktorin e nderuar, Reshat Arbana.

Ajo ka thënë se sa herë që shkonte te shtëpia e tij kur ishte e vogël, e gjente gjithmonë me libër në dorë.

Madje, ka ndarë edhe një nga këshillat që Reshati i ka dhenë dhe ajo vazhdon ta ndjekë dhe në ditët e sotme.

“Me xhajën kemi qenë, ne tironsit themi në një avlli. Unë jam rritur te shtëpia e xhaxha Reshatit dhe gjithmonë ato që unë kam marr nga xhaja është që ai gjithmonë sa herë unë shkoja, sepse unë jam shumë shoqe me Elën, vajzën e Reshatit, dhe gjithmonë shikonim xhajën me libër në dorë, për shembull me Fishtën.

Sa herë që mund të diskutonim me xhaxhain për libra, për filmat e tij, një njeri kreativ, ka qenë gjithmonë shumë kreativ dhe gjithmonë na thoshte neve: ‘Ju lutem vetëm mbi libra, ju lutem vetëm mbi libra’.

Se ka qenë edhe ajo periudha e ’92-’93, ka qenë shumë pedant përsa i përket librit. Duhet të jetë miku juaj gjithë jetën dhe ka pasur shumë të drejtë. Për këtë e respektoj shumë.

Të them të drejtën jemi shkëputur të gjithë, jo vetëm nga xhaxhallarët, por edhe nga prindërit, dashje pa dashje. Bëjmë biseda padiskutim, detyrimisht që do të jenë për artin.

Më kujtohet kur bëmë 60-vjetorin e shkollës, madje atë ditë ka qenë edhe ditëlindja e tij. Të them të drejtën ka qenë i emocionuar kur shihte mbesën e vetë.

Këshilla më e madhe e Reshatit ka qenë të punosh e dashur, vetëm me anë të punës ecet në jetë. Madje, më kujtohet kur kisha një provim të vështirë, erdhi, trokiti dhe i tha babait tim, lëre vajzën të punojë, vetëm me anë të punës do ja dalë.

Profesioni jonë nuk e njeh kompromisin sepse je i ballafaquar me skenën”, u shpreh Blerina.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *