6 Tetor, 2024

Aksidentohet “Cekja i Beratit”, makina përfundon në kanal

 Aksidentohet “Cekja i Beratit”, makina përfundon në kanal

Aktori i famshëm i humorit shqiptar, Sejfulla Myftari ose i njohur si Cekja prej shumë vitesh, ka pësuar një aksident rrugor.

Në një lidhje me Skype për “ABC”, në pamundësi për të ardhur në studio, ai ka treguar detaje se si ndodhi aksidenti.

Cekja theksoi se aktualisht është mirë nga ana shëndetësore, por ka shembur mesin.

Isha në Itali në një koncert dhe mora makinën, erdha nga rruga e Belshit, rrëshkita dhe rashë në një kanal.

Kam shembur pak mesin dhe është e pamundur. Tani jam më mirë, më ndryshe”, tha ai.

Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë, Sejfullah Myftari festoi ditën e lindjes.

“Cekja i Beratit” është një ndër aktorët më të mirë të humorit shqiptar për momentin.

Ne i urojmë të shkuara dhe shëndet të plotë sa më shpejt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *