7 Tetor, 2024

“Je kartolina më e bukur për mua” – Agron Llakaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten!

 “Je kartolina më e bukur për mua” – Agron Llakaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten!

Në familjen e aktorit të njohur dhe shumë të dashur për publikun shqiptar Agron Llakaj ka festë pasi bashkëshortja e tij, Kostandina feston ditëlindjen.

Në këtë ditë të shënuar ai ka zgjedhur që me anë të një postimi në rrjetin e tij social Instagram t’i bëjë edhe një urim publik.

Përkrah një fotografie ku ai shfaqet i lumtur me bashkëshorten e tij, Agron Llakaj i ka dedikuar disa fjalë zemre tejet emocionuese duke e cilësuar atë si kartolinën më të bukur.

“Dhjetori është i vetmi muaj ku unë nuk zgjedh kartolinë urimi si në çdo muaj tjetër, sepse ditëlindja jote na sjell dhjetorin…dhe besoj je kartolina më e bukur për mua.

Ditëlindja jote Kostandina fillon një muaj të festave dhe gëzimit…,të dritave dhe ngjyrave..Krishtlindje dhe Vitin e Ri.

Ditëlindje të gëzuar edhe në 100 vjet! Paçim mal, pasurinë më të madhe që Zoti na ka fal…,Shëndetin, dashurinë dhe mirësinë!

Një Muaj të mbarë për të gjithë nga ne të dy!”, ka shkruar ai, teksa të shumta kanë qenë urimet nga të afërmit, miqtë dhe kolegët.

Kujtojmë që aktori i njohur Agron Llakaj dhe bashkëshortja e tij Kostandina janë bekuar me dy fëmijëve, një vajze dhe një djali.

Ata janë bërë edhe gjyshër dhe vazhdimisht ndajnë momente shumë të bukura edhe me ta në rrjetet e tyre sociale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *