6 Dhjetor, 2024

Kur do flasë Frederik Ndoci për ‘zjarrin’ me Manjola Nallbanin në prapaskenë në 1989

 Kur do flasë Frederik Ndoci për ‘zjarrin’ me Manjola Nallbanin në prapaskenë në 1989

Artisti i mirënjohur Frederik Ndoci befason me deklaratat e guximshme dhe bombastike sa herë shfaqet në emisione televizive.

I drejtëpërdrejtë dhe pa kompleke, Ndoci rrëfen herë pas here detaje nga jeta e tij private.

Së fundmi, i ftuar përballë moderatores Ester Bylyku, Frederik Ndoci ka folur për herë të parë për marrëdhënien e tij me aktoren Sesilia Plasari.

Frederiku dhe Sesilia, morën pjesë në filmin ‘Edhe kështu, edhe ashtu’, përkatësisht me rolin e Andit dhe Almës.

Frederiku sqaron se mes tyre kishte flirt, kimi dhe marrëdhënie intime, ndërsa theksojmë se ka qenë i martuar në atë periudhë.

Frederik Ndoci ka bashëpunuar me shumë këngëtare dhe aktore gjatë viteve 1980-1990.

Miqve të tij të ngushtë, Frederik Ndoci, gjatë darkave dhe kafeve, u ka rrëfyer edhe për një histori pasioni me këngëtaren Manjola Nallbani, në vitin 1989.

Me një gjuhë edhe jo aq të moderuar, ndoshta edhe sepse kishte kthyer disa gota, Frederiku ka treguar se shkëndijat e para nisën gjatë provave, për këngën ‘Toka e Diellit’, në kuadër të festivalit.

Kënga do të këndohej nga Frederiku, Manjola Nallbani dhe Juli Ndoci. Shëndijat u kthyen në një flakë që sipas Ndocit doli jashtë kontrollit, gati të reflektohej edhe në skenën e festivalit.

Mbtetet për t’u parë nëse Ndoci do të ketë guximin që edhe historinë me Manjola Nallbanin ta tregojë një ditë para publikut.

Nga ana tjetër, Manjola po shijon pushimet në Dubai, bashkë me bashkëshortin, gjyqtarin Sokol Tona, të cilin e fsheh gjithmonë në videot dhe fotot që publikon.

Sokol Tona dha dorëheqjen disa javë më parë nga frika e Vetingut. Nuk dihet se me çfarë parash e mbulojnë luksin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *