“7 vite mungesë, por një pafundësi pranie”, Landi bën dedikimin prekës për Dr. Florin
7 vite më parë, këngëtari aq i dashur për publikun, Dr. Flori u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme duke lënë pas një dhimbje të madhe te të afërmit, miqtë dhe kolegët e tij.
Sot në përkujtim të Dr. Florit, njerëzit e tij të dashur kanë kujtuar artistin që aq shumë e deshëm..
Një prej miqve të tij të ngushtë ishte edhe Landi Hysi, i cili ditën e sotme ka bërë një dedikim të ndjerë për të në rrjetin e tij social Instagram.
Artisti ka publikuar një fotografi ku shihen të tre anëtarët e grupit “West Side Family”, dhe krahas saj ka shkruar, “7 vite mungesë, por një pafundësi pranie!”.