6 Tetor, 2024

Ndahet nga jeta papritur poeti Arben Duka

 Ndahet nga jeta papritur poeti Arben Duka

Poeti dhe publicisti i njohur Arben Duka është ndarë nga jeta sot në mëngjes.

Lajmin e trishtë e konfirmoi bashkëshortja e Arbenit, Pranvera.

Kolegu ynë pësoi mbrëmë një atak kardiak dhe pas njē nate të vështirë në spital, nuk mundi t’ia dilte.

Duka është autori i dhjetra teksteve këngësh pjesëmarrëse në Festivalin e RTSH-së.

Ai ishte i angazhuar në shtypin e shkruar ku komentonte zhvillimet politike dhe shoqerore permes vargjeve.

Kush ishte Arben Duka

Arben Duka lind në Labovë të Gjirokastrës. Ka mbaruar Akademinë Ushtarake dhe Universitetin “Aleksandër Xhuvani”. Është autor i mbi pesëdhjetë vëllimeve poetike të botuara e të ribotuara gjer në pesë herë.

Është bashkëautor në rreth tre mijë këngë të të gjitha zhanërve duke filluar qysh nga viti 1974. Ka dhjetra çmime si autor dhe bashkëautor në gjininë e këngës, ku spikasin shtatë çmime të para në Festivalet Kombëtare të këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *