Zef Deda: Dikur paguaja vetë, tani shoh tavolinën, aq pension marr. Mamaja na rriti e vetme, punonte si pastruese
Aktori i njohur i humorit, Zef Deda, është një nga artistët më të dashur për publikun shqiptar, e veçanërisht për atë shkodran.
Ndonëse me titullin “Mjeshtër i madh”, së fundmi ai ka rrëfyer jetën e tij pas daljes në pension.
Ai u shpreh ndër të tjera se ndonëse është “Mjeshtër i Madh” rroga e tij ka qenë e ulët.
“Sa isha në punë të gjitha i paguaja vetë, tani që jam në pension shoh tavolinën, jam pensionist.
“Mjeshtër i Madh” por rroga ka qenë e vogël por prapë ja kemi bërë qejfin vetes”- tha aktori.
Aktori gjithashtu foli edhe për fëmijërinë dhe vuajtjet e familjes.
“Kujtoj nënën dhe mundin e saj për të na rritur pasi baba na la të vegjël.
Pastruese shkolle ka qenë dhe kursente çdo gjë për ne.
Aq para sa kishte mua do më blente gjithmonë libra pasi e shikonte që po bëhesha artist”- tha aktori i njohur.
Zef Deda, është një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, i cili shpesh është cilësuar edhe si Charlie Chaplin i vendit tonë.
Prej më shumë se 40 vitesh ai ka punuar në Teatrin Migjeni në Shkodër.