VIDEO: Pse u ndalua ky rol i Kadri Roshit dhe nuk u shfaq kurrë në ekran?
Nga shumëkush Kadri Roshi është konsideruar si legjenda e skenës dhe ekranit shqiptar.
Kishte talent të lindur dhe regjisorët e vlerësuan për angazhimin dhe seriozitetin e treguar në punë.
Në vitin 1995 është nderuar me Çmimin e Karrierës në Festivalin e Filmit Artistik. Në vitin 1997 me Çmimin e Madh të Nderit.
Kadri Roshi është “Nderi i Kombit” nga viti 1999.
Sot iu sjellim një kuriozitet që lidhet me krijimtarinë e tij:
Në vitin 1980 regjisori Kujtim Çashku, pas filmit “Ballë për ballë”, mori përsipër një tjetër vepër nga krijimtaria e Kadaresë, “Gjakftohtësia”, skenarin e të cilit, mbi motivet e Kadaresë, e kishte shkruar Bashkim Shehu.
Një nga rolet e shumtë të filmit, Çashku ia besoi aktorit të madh Kadri Roshi, të cilin e kishte pasur edhe në filmin e mësipërm.
Në AQSHF gjenden vetëm dy akte nga ky film, një njërin prej të cilit shfaqet aktori Kadri Roshi, me Drita Pelinkun.
Në film interpretonin edhe të tjera emra të shquar si Bujar Lako, Reshat Arbana, Guljelm Radoja, Rikard Ljarja, etj .
Ky film u ndalua, për shkak të vetëvrasjes së kryeministrit dhe dënimit të gjithë familjes Shehu.