4 Dhjetor, 2024

VIDEO: “Jemi aq pleq sa dyshimi, aq të rinj sa besimi” – Kur plakemi vërtetë, sipas Mirush Kabashit

 VIDEO: “Jemi aq pleq sa dyshimi, aq të rinj sa besimi” – Kur plakemi vërtetë, sipas Mirush Kabashit

Aktori dhe aktivisti Mirush Kabashi u pranua dje anëtar i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave.

Kreu i kësaj Akademie, profesor Fatos Tarifa dërgoi në redaksinë tonë, pjesë nga fjala e Kabashit me rastin e pranimit.

Midis të tjerash ai flet për rininë dhe plakjen.

“Jemi të rinj aq sa besimi ynë, jemi pleq aq sa dyshime kemi”- thotë aktori që njihet në publik jo vetëm për rolet e tij filmike, por edhe për monologjet mbresëlënëse në jetën reale.

Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave u krijua në Tiranë, më 17 dhjetor 2011 nga një grup intelektualësh krijues të njohur në fushën e shkencës, të arteve dhe të letrave.

Pardje, më 16 dhjetor, u mbajt Mbledhja Vjetore e 11-të e kësaj Akademie. Ajo pranoi në radhët e saj dy anëtarë të rinj: aktorin e njohur Mirush Kabashi dhe Prof. Liri Dinga.

Në diskutimet e tyre, anëtarët e kësaj Akademie Ethem Ruka, Marenglen Spiro, Kujtim Çashku, Emil Lafe, Xhevat Lloshi, Ksenofon Krisafi, Pëllumb Xhufi etj. trajtuan çështje të një rëndësie të veçantë për arsimin e lartë, shkencën, historinë, artet dhe kulturën tonë kombëtare, të cilat do të jenë fokusi i veprimtarisë së kësaj Akademie për vitin 2023.

“Së bashku me koleget e mi, anëtarë të presidencës së kësaj Akademie — Diana Çuli, Prof. Gëzim Hoxha, Prof. Marenglen Spiro dhe Prof. Agim Vinca (Prishtinë) — do të kem edhe vitin e ardhshëm përgjegjësinë dhe nderin të drejtoj veprimtarinë e saj”, – tha sociologu dhe diplomati Fatos Tarifa.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *