Timo Flloko publikon foton e rrallë dhe i bën një dedikim emocionues së shoqes Vera Grabocka, në ditën e lindjes
Aktori i njohur Timo Flloko, ka publikuar një foto të rrallë me bashkëshorten Vera Grabocka, me rastin e ditëlindjes së kësaj të fundit.
Ai i ka kushtuar edhe një poeci emocionuese asaj.
Poezia:
“21 Mars, ekuinoks Verës.
E dashur Ve(ne)ra,
reja u tret qiellit,
fryu era.
E shtrenjtë, këtë herë
mbërrij te ti,
përngaherë,
prej largësisë ekuivalente mes nesh,
në ditën baras me natën,
nga koha kur ishim aq larg
dhe po aq pafundësisht afër.
Largësisë dashuria humb,
nëse s’mbërrin në fund.
Ekuinoks…
Mars.
Me kohën pas.
Gëzuar ditëlindjen, dashuria e jetës sime!”
Edhe pse vitet ikin duket sikur koha ka ndalur për regjisoren e njohur, Vera Grabocka.
Ajo ka publikuar poezinë që aktori i ka dedikuar në këtë ditëlindje, fjalë të bukura zemre që vetëm një artist si Timo mund t’i thurë.