20 Shtator, 2024

“Thjesht fjeta me nënën tënde” – Tragjedia e djalit të paligjshëm të Alain Delon: Nuk e njohu kurrë, vdiq vetëm dhe i harruar

 “Thjesht fjeta me nënën tënde” – Tragjedia e djalit të paligjshëm të Alain Delon: Nuk e njohu kurrë, vdiq vetëm dhe i harruar

Është fëmija për të cilin Alain Delon nuk deshi të dëgjonte kurrë: Vdiq vetëm vitin e kaluar, në vetmi dhe harresë.

“Nuk ke sytë e mi, nuk ke flokët e mi, nuk je djali im. Thjesht fjeta me nënën tënde”, mësohet t`i ketë thënë aktori.

Ndërkohë, si për ironi, pikërisht djali i paligjshëm që mohoi i ngjan më shumë se të tre fëmijët e tjerë.

Ari Boulogne, një kopje e të atit, ndërroi jetë 60 vjec pa u njohur kurrë prej tij zyrtarisht.

I lindur në 11 gusht 1962 në Paris, Ari u dërgua në Neë York nga e ëma, Nico, që ishte këngëtare.

Bashkëshorti i saj do ta adoptonte duke i dhënë emrin e tij, por aktori i famshëm nuk e pranoi kurrë atësinë.

Ari vdiq në maj 2023. Ai u gjet i pajetë në një apartament të Parisi në gjendje të avancuar dekompozimi.

Partnerja e tij 58 vjecare u ndalua nga policia për faktin se “nuk kishte ndihmuar një person në rrezik për jetën”.

Me probleme shëndetësore, Boulogne duket kishte nevojë për asistencë. Edhe vetë baba i dy fëmijëve, ai e vuajti të gjithë jetën e tij që Delon nuk e njohu kurrë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *