6 Tetor, 2024

Teatri “Migjeni” në Shkodër nuk e meriton këtë gjendje

 Teatri “Migjeni” në Shkodër nuk e meriton këtë gjendje

Nga Elsa Demo

Më 1 dhjetor Shkodra ndezi dritat e qytetit, një situatë e ngjashme më atë që ndodh me çdo fillim dhjetori në Tiranë, me ndezjen e dritave dhe ngritjen e pemës së Vitit të Ri në qendër të qytetit.

U duk sikur kryetari i bashkisë, Benet Beci, i rrethuar me pafajësinë e fëmijëve, duke shtypur një buton po lëshonte në anije kozmike në hapësire.

Në fakt, po atë ditë, në teatrin “Migjeni” po shfaqej performanca e mrekullueshme “Vizita”.

Vizita fitoi disa çmime në festivalin mbarëkombëtar të teatrit “Moisiu”, ishte vërtetë një vepër dinjitoze dhe ishte një tregues , një nxitje dhe një apel pse jo për ta hedhur që teatri “Migjeni” i Shkodrës ka të drejtën të jetë një teatër kombëtar. Por jo vetëm i Shkodrës, por edhe Korça, Vlora e Durrësi.

Po çfarë ndodhi në performancën e Shkodrës? Në datën 1 dhe 2 ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike, edhe pse miliona lek janë investuar në vitin 2015-2016 për impiantin elektrik në teatrin “Migjeni”.

Pak vite më vonë, rreth 2018, ish-drejtoresha e këtij institucioni do të thoshte: ”Zonja ministre, ju nuk i keni ndryshuar kushtet në teatrin Migjeni, ju  thjesht na kanë shpëtuar nga vdekja, duke rregulluar rrjetin elektrik”.

E pra, teatri “Migjeni” nuk  e meriton këtë gjendje, që artistët e pezmatuar dhe publiku gjithashtu i ambientuar më situata të tilla, të pranojë këtë .

Shkodra është një qytet më numër turistësh gjithmonë në rritje, gati 5-fish më shumë se sa numri i banorëve të qytetit.

Shkodra ofron një turizëm kulturor, historik, etnografik dhe lloj-lloj turizmesh të tjera, por Shkodra nuk e meriton që të ketë një popullatë pasive, që vetëm të presë turizëm, por të ofroj dhe më të mirën e saj.

Për ta mbyllur këtë editorial, dua ti referohem hashtagut që bashkia ka hedhur për festat e fund vitit, ”Askund si në Shkodër”, e pra ky hashtag nuk i rri përshtat të gjithë kësaj tabloje që përshkruam.

Nëse deri dje, ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka përdorur një hashtag, ”Punët që do të çojnë përpara”, me rastin e ndriçimit të kalave të Shqipërisë, kjo që ka ndodhur në teatrin Migjeni meriton një tjetër hashtag “Punë që na çojnë mbrapa”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *