6 Tetor, 2024

Si u katandis kështu kinemaja shqiptare!

 Si u katandis kështu kinemaja shqiptare!

Dje në mbrëmje Tirana ishte bllokuar.

Nuk kishte ndodhur ndonjë qamet në fakt, por dy personazhe që u bënë të famshëm nga Big Brother, Luizi dhe Olta, kishin bërë një film.

Dhe me këtë rast Top Channel i kishte ftuar të gjithë tek Pallati i Kongreseve.

Aty ku më përpara shkohej për evente serioze, ndërsa dje kishte një garë se kush ishte zhveshur më shumë.

Dhe garën e fitoi një vajzë me emrin Ina Kollçaku, e cila e shfaq për të parë një film, me gjoksin jashtë.

Epo kohët kanë ndryshuar. Me sa duket edhe ai që quhet art!

Dikur filma bënin të mëdhenjtë Kadri Roshi, Sandër Prosi, Ndrek Luca, Naim Frashëri, Reshat Arbana, Violeta Manushi etj etj, se emrat e mëdhenj nuk kanë fund, ndërsa sot bën filma Luizi me Oltën.

Kemi ecur goxha përpara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *