6 Tetor, 2024

Sejfulla Myftari: Si e kërcënuan komunistët Koço Devolen me jetë, dhe iku në Amerikë

 Sejfulla Myftari: Si e kërcënuan komunistët Koço Devolen me jetë, dhe iku në Amerikë

Aktori i njohur Sejfullah Myftari, i ftuar në emisionin “Kur xhirohej një film”, ka folur për filmin e famshëm “Gjuetia e fundit”.

Bëhet fjalë për filmin e parë pas rënies së komunizmit, i cili tallej dhe vinte në lojë komunizmin dhe diktaturën.

Myftari ka kujtuar se pas filmit, që atëhere bëri shumë bujë, Koço Devole është kërcënuar me jetë nga komunistët dhe është detyruar të largohet në Amerikë.

“Pas shfaqjes së filmit, që u pa në gjithë Shqipërinë, Koçon filluan ta kërcënojnë.

Dhe ai u detyrua të largohej në Amerikë”, tha ai.

-Po kush e kërcënoi, pyet gazetari, Sejfullah Myftarin?

-Nuk e di, di që mori shumë telefonata kërcënuese.

-Nga komunistët?

-Po sigurisht nga komunistët, thotë Myftari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *