6 Tetor, 2024

Rrëfimi prekës i Marjeta Ljarjas për Shpresa Bërdëllimën

 Rrëfimi prekës i Marjeta Ljarjas për Shpresa Bërdëllimën

Shpresa Bërdëllima la pas shumë role mjaft të arrira në kinematografinë shqiptare, por “Zonjusha Gajtani” te “Vajzat me kordele të kuqe”, me regji të Gëzim Erebarës, ishte padyshim një nga më të spikaturit e saj.

Peshën e interpretimit të përkryer të personazhitt negativ, ajo e kishte ndjerë edhe jashtë skenës.

“Ka qenë aq mirë i realizuar ky rol, sa edhe në rrugë pas transmetimit të filmit, fëmijët më qëllonin me gurë, sepse kujtonin se isha vërtetë spiune” pohonte dikur Shpresa vete.

Protagonistja e filmit Marjeta Ljarja (në rolin e Jetës) e kujton kolegen e saj në sheshxhirim të hijshme, me një natyrë të gjallë e mbi të gjitha në harmoni me të gjitha aktoret që interpretuan “Vajza me kordele të kuqe”.

“Largimi i saj i parakohshëm është shumë i dhimbshëm. E kam njohur Shpresën në moshën më të bukur, ashtu e kujtoj ende, e atë imazh të sajin do të ruaj gjithmonë…

Ishte një aktore e talentuar, që nëse do të kishte vijuar karrierën, do të kishte arritur shumë më tepër.

Ishte krejt e kundërta e rolit negativ me të cilin u përfaqësua, një vajzë e dashur, plot mirësi, që nga Estrada arriti të bëhej një aktore shumë e pëlqyer e ekranit”, tregoi Ljarja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *