Rrëfimi i ish-oficerit të Sigurimit: Njihuni me kokën e Sigurimit shqiptar, i trajnuar nga KGB. Vdiq në SHBA
Nga Ndriçimt Mesiti
Oficerët e Sigurimit të Shtetit
E njihja thjesht si një njeri që banonte një pallat mbrapa meje. Dija faktin që gruaja e tij ishte mbesa e Gogo Nushit. Vetëm kaq për Pilo Shanton.
Kur shkova në Shkollën e Lartë të Ministrisë së Brendshme, Dega Sigurim, e njoha në dispencat me përdorim të brendshëm, si dhe në leksionet që merrnim në lendën speciale.
Lexoja dhe përthithja bashkë me to njëkohësisht paraqitjen e këtij burri vigan, shtatlartë e shpatullgjërë, me flokë të bardhë që më dukeshin si fibra mendimi.
Vetë profesorët tanë, të cilët ishin arsimuar në Shkollën e Lartë të KGB dhe punuar e kryer detyra të rëndësishme në Organet e Sigurimit të Shtetit, kur binte fjala për personalitetin e Pilo Shantos thyenin gjurin në shenjë respekti.
Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe kur bëhej fjalë për shkencëtarin e Sigurimit të Shtetit, trurit të saj, i cili ishte Pilo Shanto, krijuesi i lojrave të mëdha të Sigurimit të Shtetit “Buza e Bredhit”, ” Liqeni i Vajkalit”:
Gjithçka kishte përfunduar me sukses. Sigurimit i Shtetit del me komunikatë në Radio Tirana:
“Fashista të poshtër, jeni të destinuar të falimentoni. Populli shqiptar do ju mbyti, kudo që të jini. Ju informon Sigurimi i Shtetit Shqiptar me radion e Et’hem Çakos. Radioloja jonë përfundoi me sukses”.
Me propozim të komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë në Byronë Politike, Organeve të Sigurimit të Shtetit u jepet ttulli i Lartë:
Hero i Popullit.
Merita u shkonte të gjithë kuadrove të Sigurimit, që morën pjesë në këto Lojra të mëdha, të cilat mbartnin mendjen dhe trurin e shkencëtarit të Sigurimit të Shtetit, Pilo Shanto.
Me vonesë këto pak fjalë, kur mora vesh nga miku im, burri i respektuar Shyqyri Çiku Dade që Pilo Shanto në muajin tetor të këtij viti kishte ndërruar jetë në Amerikë. Atje banonte që nga viti 1992.
Sa inat i ka Amerika oficerat e Sigurimit të Shtetit….
Prandaj më vjen turp dhe jam tejet përçmues me ju…..që jeni kundra meje.
(Nuk na lejnë maskarenjtë dhe politikanët tanë antishqiptarë të promovojmë në kohën e duhur vlerat e vërteta të këtij shteti).