4 Dhjetor, 2024

Rrëfehet Agron Llakaj: Familja sakrifikoi që unë të bëhesha aktor, i lutem Zotit që ta kem pranë sa më gjatë

 Rrëfehet Agron Llakaj: Familja sakrifikoi që unë të bëhesha aktor, i lutem Zotit që ta kem pranë sa më gjatë

I ftuar në studion e “Wake Up” ka qenë aktori i njohur Agron Llakaj, i cili gjithashtu është pjesë e filmit. Ai ka folur më shumë mbi rolin e tij dhe për filmin, por jo vetëm.

Aktori ka folur dhe për mbështetjen e madhe të bashkëshortes së tij, Kostandinës…

“Ne kemi një shprehje: që domatja të rritet, ka nevojë për hurin. Që unë jam ngjitur lart, baza ka qenë Kostandina.

Ajo ka rritur fëmijët tanë, sakrifikoi që unë të bëhesha aktor. Nuk jemi çifti i përsosur, kemi pasur dhe zënka.

Kemi kaluar stuhi dhe dallgë. I lutem Zotit që ta kem pranë sa më gjatë e të ketë shëndet”, tha ai.

Ti je shumë i lidhur me familjen, me fëmijët dhe nipërit e mbesat. A do të doje që ata të ndiqnin rrugën tënde të artit?

Jam rritur në një familje të madhe, ishim 7 fëmijë. Baza për suksesin është familja. Të ndihesh i rrethuar nga familja, është dhurata më e madhe.

Unë nuk u imponoj atyre asgjë. Nëse Zoti ka vendosur që diçka nga unë ta trashëgojë tek nipërit dhe mbesat, le të vijë natyrshëm.

Lufta e astistit është që të përsosesh. Është një art që e dashuroj, jetoj me këtë art, jo vetëm ushqehem.

Kur kthen kokën mbrapa sheh një punë të jashtëzakoshme. Arti nuk ka moshë. Shoh që tani ka humbur interesi tek libri.

Nuk është një e ardhme e shëndoshë e një shoqërie të shëndoshë. Humori ka fuqi. E unë mundohem që të kem kontributin tim tek kjo.

Lidhur me ndarjen nga jeta të dy aktorëve të mëdhenj, Zef Deda dhe Mirush Kabashi, dëshiron të ndash dy fjalë?

Nuk kam pasur miqësi me Zefin, por me Julin kemi një lidhje tjetër. Zefi ishte Zefi. E ndjeja që duhet të vrapoja të gjendesha te ceremonia e lamtumirës së tij.

Ndërsa me Mirushin kam pasur miqësi. Kemi qenë në shumë aktivitete bashkë. Mirushi u kthye në një mesazh përcjellës.

Kudo shkonte me ato recitimet e tij, që thoshte se duhet të jemi shqiptarë pavarësisht çfarë feje kemi.

Ai mori natyrën e një mbi-njeriu duke përcjellë mesazhe të tilla. Nuk e prisja të ikte kaq shpejt.

Ndjeva një dhimbje të thellë e të madhe. Vepra e një artisti e bën atë të pavdekshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *