7 Tetor, 2024

Revolta e Piro Milkanit: Turp për ata që duan të ndalohen filmat e periudhës së komunizmit, janë injorantë

 Revolta e Piro Milkanit: Turp për ata që duan të ndalohen filmat e periudhës së komunizmit, janë injorantë

Regjisori Piro Milkani është shprehur se është e pamoralshme të ndalohen filmat e periudhës së komunizmit.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se çdo film ka vlerën e tij historike dhe artistike, ndërsa shtoi se sot kushdo mund ta ndryshojë kanalin nëse nuk pëlqen të shoh një gjë.

“Në këto lloj debatesh unë kam refuzuar disa herë që të marrë pjesë.  Është e ndaluar të ndalohen filmat e komunizmit.

Jetojmë në demokraci. Sot mjetet e komunikimit janë masive.

Nëse nuk të pëlqen mund të ndërrosh kanalin. Ky debat për mua është i kot.

Filmat kanë vlerat e tyre artistike dhe historike”-tha ai.

Piro Milkani është një ndër regjisorët më të njohur shqiptarë.

Reagimi i tij vjen pas një kërkese të Partisë Demokratike, që kërkon ndalimin e gjithë filmave shqiptarë të periudhës komuniste.

Kërkesa pritet të depozitohet në Kuvend, ndërkohë që ky debat u pat bërë edhe disa vite më parë.

Ashti si atëhere, edhe tani, kërkesa ka shkaktuar kritika të forta.

Kjo, duke qenë se filmat shqiptarë të asaj periudhë janë ndër më të vlerësuarit dhe shihen me dashuri edhe sot.

Megjithë kërkesën e PD, ka pothuajse zero mundësi, që filmat e asaj periudhe të ndalohen, pasi ato janë pasuri kulturore e paçmueshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *