Revolta e Astrit Çermës: E mjera Shqipëri, 100 vjet dëgjojmë vetëm Enver e Sali
Aktori i njohur Astrit Çerma, ndër të tjera është mjaft aktiv edhe për situatën politike në Shqipëri, të cilën e komenton herë pas here.
Ai shkruan së fundmi, se kemi 100 vjet, që dimë veç Enver e Sali.
“Po mbushen 100 vjet
E mjera Shqipëri…
Vetëm Zogoll..
Vetëm Enver…
Vetëm Salih…
100 vjetë shterpë,
Pjelloria Shqipëri…”, shkruan aktori i njohur.
Çerma jeton prej vitesh në Amerikë dhe aty, ai thotë se ndryshe nga sa ndodh në Shqipëri, nuk i njeh askush kryetarët e partive.
U bën kaq vjetë këtu në Amerik dhe, çudi e çudive, nuk jua kam dëgjuar emrin asnjërit nga kryetarëve të partive”, shkruan ai.
Në fund, Çerma komenton edhe thirrje për revolucion në Shqipëri.
“Krra-Krrat” e korbave.
Sali Berisha “deklaron” se po afrohet nje “97” tjetër tragjike, Lubonja ar-miku i Sales “sugjeron” nje “revolucion si në Tunizi”.
Priten “krrar-krrat” e tjera te korbave…Korbat vetem “krra-krra” dine”, shkruan aktori i njohur, që edhe pse larg, është i shqetësuar për situatën në Shqipëri.