Reshat Arbana i nënshtrohet një operacionit të vështirë në zemër, pak muaj pasi humbi të shoqen
Aktori i njohur shqiptar Reshat Arbana, i është nënshkruar një operacioni të vështirë në zemër, në një kohë që edhe mosha e shkuar e rriste edhe më shumë këtë vështirësinë.
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, ka informuar publikun për këtë ndërhyrje, ku thekson në faqen e saj zyrtare në rrjetet sociale:
“Aktori i njohur dhe shumë i dashur për të gjithë, Reshat Arbana, iu nënshtrua një ndërhyrje të vështirë, por me sukses falë profesionalizmit të mjekëve tanë.
Ekipi mjekësor kreu ndërhyrjen përmes një terapie moderne të insufciencës kardiake, duke vendosur tre sonda elektrike në zemer që realizon sinkronizimin e tkurrjes së muskulit të zemrës në tërësi dhe që përmirëson funksionin e zemrës dhe cilësinë e jetës.
Ndërhyrja delikate u realizua nga ekipi i mjekëve kardiologë dhe infermierore të Spitalit Universitar Nënë Tereza, Dr. Shk. Ormir Shurdha, Dr. Mirald Gina dhe infermiere Antuela Shkëmbi dhe Xhoana Xhanaku”.